Ylli i serialit “Breaking Bad”, Dean Norris, po divorcohet nga gruaja e tij Bridget, dhe ndërsa po kalojnë një krizë martesore, ata po përballen edhe me probleme serioze financiare. Gjithçka u raportua nga TMZ.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga portali tregojnë se Bridget Norris paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2025 në Qarkun Riverside, Kaliforni. Ajo përmendi si arsye papajtueshmërinë, transmeton Indeksonline.
Në kërkesë thuhet se ata u martuan më 27 tetor 2001 dhe u ndanë më 15 janar 2025.
Së bashku ata kanë pesë fëmijë, dy prej të cilëve janë të mitur: vajza 17-vjeçare Zoe dhe djali 16-vjeçar Dean.
Bridget kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të mitur, si dhe mbështetje bashkëshortore. Ajo gjithashtu i kërkoi gjykatës të vendosë për ndarjen e pronës së fituar gjatë martesës./Indeksonline/

