Author: korrektpress

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës të 31 janarit nuk i shpallën rezultatet përfundimtare për Listën serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Pas kësaj, kjo parti ka dorëzuar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).Çka ndodhi pastaj?PZAP kishte konfirmuar për Telegrafin se kishte pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Sipas të dhënave të publikuara ankesat janë paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.Ankesat janë dorëzuar nga: Lista…

Read More

Pas një televotimi të hapur gjatë spektaklit, publiku ka votuar për personazhin që e do jashtë shtëpisë së famshme të Big Brother.Stelina është votuar më pak në këtë nominim duke u eliminuar tërësisht nga gara.Ajo kishte edhe një biletë fati, por nuk ishte në anën e saj, pasi ishte vetëm vajtje. Foto: YouTubeE njëjta ka humbur mundësinë për çmimin e madh, i cili është prej 100 mijë eurosh.Konkurrentja, që u bë e njohur nga programi i dashurisë “Përputhen”, solli historinë edhe në këtë format me Keijsin.Megjithatë, ky i fundit mbylli raportin me të dhe nisi një romancë me Ina Aderin.Sidoqoftë,…

Read More

SHBA-të po negociojnë me Iranin “tani”, ka thënë presidenti Donald Trump.”Ata po negociojnë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën, pa dhënë detaje të mëtejshme.Komentet e tij erdhën pasi një aeroplan luftarak amerikan rrëzoi një dron iranian në Detin Arabik të martën, pasi ai iu afrua aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, përcjell Telegrafi.”Ata patën një shans për të bërë diçka pak kohë më parë, dhe nuk funksionoi, dhe ne e bëmë (Operacionin) Çekani i Mesnatës. Nuk mendoj se ata duan që kjo të ndodhë përsëri, por ata do të donin të negocionin”.”Ne po negociojmë me ta tani”, theksoi…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se po vazhdojnë aksionet për ruajtjen e mjedisit, në kuadër të objektivit për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të përshtatshëm për jetë. Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.“Në kuadër të përmbushjes së objektivit për Mitrovicën e pastër, të gjelbër dhe të përshtatshme për jetë, po vazhdojnë aksionet për ruajtjen e mjedisit”, ka shkruar Peci.Ai ka bërë të ditur se sot është realizuar pastrimi i kanalit të ujërave në fshatin Zhabar, si dhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave në afërsi të…

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, Salla e Lindjes dhe Reparti i Gjinekologjisë kanë funksionuar normalisht, duke përballuar një ngarkesë të lartë pune dhe fluks të vazhdueshëm të pacienteve.Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe në sallën e lindjes janë realizuar gjithsej 1 539 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 1 550 foshnje. Prej tyre, 1 027 lindje kanë qenë normale, ndërsa 512 janë kryer me prerje cezariane. Po ashtu, gjatë vitit raportues janë realizuar 121 operacione të ndryshme gjinekologjike.Në Repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar…

Read More

Nënkryetari i Newell’s Old Boys, Juan Manuel Medina, ka konfirmuar se klubi argjentinas po punon aktivisht për rikthimin e Lionel Messit te skuadra e fëmijërisë së tij në Rosario, me synimin që kjo të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2027.Duke folur për TN, Medina shpjegoi se bëhet fjalë për një projekt gjithëpërfshirës që përfshin klubin, autoritetet e qytetit, qeverinë rajonale dhe Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA), me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një strukture sportive konkurruese që do t’i mundësonte Messit të performojë në nivelin më të lartë në të gjitha garat.Kjo nismë pasqyron dëshirën e…

Read More

Cher e shfrytëzoi maksimalisht momentin e saj viral në ceremoninë e çmimeve Grammy të së dielës, sipas një producenti ekzekutiv, i cili tha se artistja legjendare ishte “e informuar” dhe kishte marrë udhëzime para gafës së saj.“Ju premtoj se e kishim përgatitur dhe ju premtoj se ajo që duhej të bënte ishte e shkruar në prompter”, i tha producenti ekzekutiv Ben Winston revistës Rolling Stone të hënën.Gjatë paraqitjes, artistja 79-vjeçare gabimisht e shpalli këngëtarin e ndjerë Luther Vandross — i cili vdiq në vitin 2005 — si fitues të çmimit Record of the Year.Çmimi në fakt ishte për këngën me…

Read More

Një ekip kinez ka prezantuar një robot humanoid me madhësi të plotë, i cili mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë, më i shpejtë se shumica e njerëzve.Roboti quhet “Bolt”, në nder të legjendës së sprintit, Usain Bolt, dhe është zhvilluar nga Instituti për Inovacionet Humanoide në Universitetin Zhejiang, në lindje të Kinës, në bashkëpunim me kompanitë Mirror Me dhe Kaierda nga qyteti Hangzhou.Sipas krijuesve, ky është një hap i rëndësishëm për kontrollin e lëvizjes së robotëve, balancën dinamike dhe sistemet e fuqisë me performancë të lartë.Në një video të publikuar në YouTube dhe platforma të…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.IHK njofton se në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 7 deri në 11 gradë. IHK njofton se era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s. /Telegrafi/

Read More