Author: korrektpress

Shqipëria të premten do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar, ndërkaq hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit, qendrës nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në…

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli, fituesi absolut dhe një nga figurat më ikonike të historisë së Big Brother VIP, ka nxitur reagime të shumta pas një konference për media të mbajtur të martën në Prishtinë, ku deklaratat e tij lanë hapësirë për dyshime dhe pritshmëri të mëdha për atë që pritet të ndodhë së shpejti.Gjatë paraqitjes së tij, Luizi u shpreh me rezerva se në një të ardhme shumë të afërt mund të ketë të reja lidhur me angazhimin e tij në formate reality, duke mos i mohuar thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh për një përfshirje të mundshme në “Ferma VIP”.…

Read More

Traktati i fundit dypalësh i mbetur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që kufizon armët strategjike bërthamore ka skaduar të enjten, duke i lënë të dy vendet pa kontroll mbi arsenalet e tyre bërthamore.Traktati i Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, si dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev.Sipas dispozitave të tij, të dy vendet u zotuan të zvogëlonin forcat strategjike bërthamore dhe hapën derën për inspektime të gjera në vend për të “verifikuar pajtueshmërinë”, përcjell Telegrafi.Pakti midis Uashingtonit dhe Moskës, i njohur zyrtarisht si Traktati mbi…

Read More

Pas deklaratës së bërë në Prime-n e së martës, ku Selin u shpreh hapur se nuk do t’i bënte përshtypje nëse Gimbo do të largohej nga shtëpia, raporti mes dy banorëve ka pësuar një kthesë të papritur. Ajo që fillimisht u komentua vetëm si një pëlqim i lehtë, tashmë duket se po shndërrohet në një afrim më të dukshëm mes tyre.Ditët e fundit, Selin dhe Gimbo janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë bashkë dhe duke shkëmbyer momente të afërta. Mbrëmjen e kaluar, Selin u ngrit nga krevati i saj dhe u shtri pranë…

Read More

Izraeli akuzohet se ka spërkatur një herbicid të lidhur me kancerin mbi ferma në jug të Libanit.Libani ka akuzuar Izraelin se ka spërkatur një herbicid që lidhet me kancerin mbi tokat bujqësore në jug të vendit, duke e quajtur këtë një “krim mjedisor dhe për shëndetin” që kërcënon sigurinë ushqimore dhe jetesën e fermerëve. Presidenti libanez, Joseph Aoun, dënoi aktin si një shkelje të sovranitetit të Libanit dhe premtoi se vendi do të ndërmarrë masa ligjore dhe diplomatike për të përballuar atë që e quajti një agresion. Akuzat thellohen në pretendimet se aeroplanë të lehtë ushtarakë spërkatën substancën nga ajri…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se lufta Rusi-Ukrainë mund të zgjidhet në të ardhmen e afërt.Ai i bëri këto komente të enjten gjatë një fjalimi në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, sipas një korrespondent të Ukrinform, përcjell Telegrafi.”Po punoj shumë për t’i dhënë fund asaj lufte [në Sudan]. Jemi shumë afër përfundimit të saj. Kjo do të jetë e nënta nëse nuk e arrijmë së pari [luftën] Rusi-Ukrainë, por po punojmë shumë për t’i dhënë fund të gjithë asaj lufte. Jemi shumë afër përfundimit të saj”, tha Trump duke folur për konfliktin në Sudan.Trump gjithashtu theksoi rëndësinë e arritjes…

Read More

Sulmuesi Brajan Gruda thotë se është i nderuar që i lejohet të luajë me këpucët e Lionel Messit, ndërsa ëndërron ftesë nga Gjermania për Kupën e Botës 2026.Gruda ka qenë një nga lojtarët që Messi i ka zgjedhur si talentët e ardhshëm, ndërsa ditë më parë kompletoi kalimin në formë huazimi te RB Leipzigu nga Brightoni.Në një intervistë për “BILD”, Gruda ka treguar për çfarë arsye i përdorë këpucët e Lionel Messit.“Jam fans shumë i madh i Messit. Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Është motivim i madh. Nder për mua që mund t’i mbajë këpucët e…

Read More

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”.Ky projektligj kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Gjatë takimit, Spiropali theksoi se nisma e Kongresmenit Self, përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.“Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me…

Read More

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është nisur për në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në krye të një delegacioni diplomatik për “bisedime bërthamore” me SHBA-në që do të mbahen të premten, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane.SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime në Oman të premten, thanë zyrtarët e të dyja palëve, edhe pse ato mbeten në mosmarrëveshje për shkak të këmbënguljes së Uashingtonit se negociatat duhet të përfshijnë arsenalin raketor të Teheranit dhe premtimin e Iranit për të diskutuar vetëm programin e tij bërthamor.Irani do të angazhohet në bisedime “me autoritet dhe me qëllim…

Read More