KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t’i dënuar të akuzuarit (VIDEO)

Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t’i dënuar të akuzuarit (VIDEO)

Bekim Çollaku, pjesëtar i ekipeve mbrojtëse të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë ka pasur karakter politik që nga ngritja e aktakuzës.

Ai ka shprehur shqetësime edhe për zhvillimet përgjatë procesit dhe çështjen e Apelit.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çollaku u shpreh i bindur se qëllimi i procesit ka qenë politik dhe se synimi ka qenë dënimi i të akuzuarve.

“Jam i bindur që nga momenti i ngritjes të aktakuzës qëllimi ka qenë politik, qëllimi ka qenë për t’i dënuar, mirëpo sikur të kishte mbikëqyrje ndërkombëtare, sikur të kishte diplomaci të mirëfilltë nga ana e insituticioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar një gjykim të drejt, sikur të kishte llogaridhënie të kësaj gjykate, qoftë te institucioneve vendore apo te ndonjë institucion ndërkombëtar, paneli i gjykatësve do ta kishte të pamundur të bënte lëshimet përgjatë procesit, të cilat secili që e ka përcjell sado pak këtë proces ka mundur t’i identifikoj", deklaroi ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.