Raphinha po shkruan histori te Barcelona. Me kontratën e re deri në vitin 2030, braziliani mund të regjistrojë tetë sezone me fanellën katalunase, duke u renditur pas vetëm Dani Alvesit, i cili qëndroi nëntë sezone në klub.
Sulmuesi është aktualisht në sezonin e pestë, me 190 ndeshje, 94 gola dhe 62 asistime. Me këto shifra, ai ka barazuar Ronaldinhon për numrin e golave me Barcelonën.
Raphinha ka kaluar edhe një transformim të rëndësishëm këtë sezon, pasi Hansi Flick e ka zhvendosur nga krahu në qendër të sulmit. Rezultati është mbresëlënës: 19 gola dhe tri asistime në 13 ndeshje.
Nëse e përmbush kontratën deri në fund, braziliani do të jetë 33-vjeçar dhe do të ketë tetë sezone në Camp Nou. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

