KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arifi: Blerja e energjisë, biznesi kryesor i Qeverisë Kurti

Arifi: Blerja e energjisë, biznesi kryesor i Qeverisë Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit energjetik, duke e akuzuar për mungesë investimesh në kapacitetet vendore të prodhimit dhe varësi të madhe nga importi i energjisë elektrike.

Në Five të TV Dukagjinit, Arifi ka thënë se vetëm deri më 5 nëntor janë shpenzuar 205 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike për këtë vit.

Ai ka vlerësuar se këto mjete nuk e zgjidhin problemin e furnizimit në rast të një dimri të ashpër, duke theksuar se Kosova është dashur të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese.

Sipas Arifit, Kosova ka mundur të ndërtojë një kapacitet prej 2 mijë e 200 megavatesh ose një tjetër prej 500 megavatesh, i cili, sipas tij, do të ndihmonte në përballimin e krizës aktuale energjetike.

“Me marrë një dimër të fortë, qindra miliona euro nuk të kryejnë punë. Këta për të blerë energji e kanë pasur biznesin kryesor të qeverisjes Kurti. 205 milionë veç deri më 5 nëntor kanë blerë rrymë”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për 'çmontimin' e projektit të ContourGlobal, duke thënë se pasojat e mungesës së kapaciteteve prodhuese po i bartin qytetarët e Kosovës.

“Mirëpo këta janë krenuar, qysh thoshte Kurti, e kemi çmontuar Contour-in. Jo valla, e ke çmontuar qytetarin e Kosovës. Kur të ndalet rryma, le të mendojë qytetari qysh e ka çmontuar Kurti ContourGlobal-in, atë apo xhepin e tyre”, ka thënë Arifi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.