KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Skandali seksual dhe aksionet në rritje/ Trump ka vetëm tre fjalë për shefin e Nvidias

Skandali seksual dhe aksionet në rritje/ Trump ka vetëm tre fjalë për shefin e Nvidias

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar me tone ironike rikthimin e Jensen Huang në krye të kompanisë teknologjike Nvidia, duke bërë një deklaratë që tërhoqi vëmendjen gjatë një interviste për CNBC.

Trump foli për vendimin e Nvidia-s për ta rikthyer Huang në postin e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv (CEO), pas skandalit që lidhet me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore me disa gra, përfshirë edhe një vartëse të tij. Në disa raportime, skandali është lidhur edhe me pretendime për një lidhje me një person të dyshuar si spiune kineze.

I pyetur nëse këto akuza mund të ndikojnë në autoritetin dhe imazhin e Huang pas rikthimit në drejtimin e kompanisë, Trump u përgjigj me një koment të papritur.

“Është për të ardhur keq, por seksi shet, zotërinj”, deklaroi ai, duke e përsëritur disa herë këtë shprehje, shkruan TMZ.

Gjatë intervistës, Trump nuk la pa përmendur as gazetarin e njohur të CNBC-së, Jim Cramer, të cilit iu drejtua me shaka, duke thënë se ai nuk do ta kuptonte këtë pjesë, pasi është “një person shumë, shumë i përkushtuar”.

Ndërkohë, rikthimi i Huang në krye të Nvidias është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të aksioneve të kompanisë. Sipas raportimit, ato janë rritur me më shumë se 30 për qind pas lajmit për rikthimin e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.