Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, Adriani është paraqitur para publikut, duke rrëfyer përvojën, emocionet dhe gjithçka që përjetoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Lidhur me dinamikat brenda shtëpisë dhe jashtë saj, ai ka diskutuar në emisionin “Big Cast”, në Klan Kosova.
Ai ka rrëfyer edhe për një pjesë të ndjeshme të jetës së tij, kryesisht për bullizmin që ka përjetuar për shkak të gjuhës.
Mesazhi që ka dashur të përcjellë ishte që kjo çështje të mos trajtohet si diçka e parëndësishme.
"Gjuhën e kam pasur pak problem. Dua t'u tregoj të gjithë shikuesve se kjo nuk është një temë e vogël dhe t'u tregoj njerëzve gjithmonë se si duhet të sillen", tha ai në Klan Kosova.
Ish-banori i BBVK-së zbuloi se bullizimi ndaj tij ka filluar në moshën 14-vjeçare dhe se për këtë pjesë të jetës kishte dashur të rrëfehej brenda shtëpisë së Big Brother-it.
"Po të kisha qëndruar ende në Big Brother dhe po të ishte vazhduar kjo situatë, do t'ua tregoja njerëzve të gjithë historinë time".
Për më shumë detaje, ndiqni videon në vazhdim:

