Author: korrektpress

Manchester City nuk dëshiron që ndarja me Pep Guardiolën t’i marrë në befasi, dhe tashmë ka zgjedhur trajnerin që synon të udhëheqë projektin e ardhshëm në ‘Etihad Stadium’.Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit sportivë të ‘citizens’ e kanë të shkruar një emër në listën e prioriteteve, Enzo Maresca. Trajneri italian njeh mirë filozofinë e klubit dhe funksionimin e strukturave në Mançester, gjë që e vendos atë qartë në arenën e kandidaturave për ta zëvendësuar Guardiolën. Aktualisht Maresca është pa skuadër, pas një përvoje të trazuar te Chelsea, ku shkarkimi i tij u shoqërua me rezultate të dobëta dhe mosmarrëveshje të forta me…

Read More

Marco Rubio tha se lufta në Ukrainë “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nëse Donald Trump do të ishte në pushtet në atë kohë.Sekretari amerikan i Shtetit tha në një konferencë për shtyp në Hungari se konflikti është “jashtëzakonisht shkatërrues” dhe duhet të kishte mbaruar “shumë kohë më parë”.“Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Donald Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur filloi”, tha Rubio, duke shtuar se Uashingtoni do të “bëjë gjithçka që mundet për ta përfunduar atë”.“SHBA-ja është i vetmi komb…

Read More

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar se shanset që Toka të jetë vizituar nga alienët janë “të ulëta”, pasi komentet që ai bëri për speciet jashtëtokësore tërhoqën vëmendje të madhe në internet.”Ata ekzistojnë, por unë nuk i kam parë”, i tha ai prezantuesit amerikan, Brian Tyler Cohen, gjatë një interviste.”Ata nuk po mbahen në Zonën 51. Nuk ka asnjë strukturë nëntokësore përveçse nëse ekziston ky konspiracion i madh dhe ata e fshehën atë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai, shkruan BBC.Që atëherë, Obama ka thënë se statistikisht ka shumë mundësi që jeta të ekzistojë, por ai nuk pa…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe zhvillimet rajonale.Në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave strategjike të përbashkëta.Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit në kuadër të Bordit të…

Read More

Apple ka kohë që punon në një model MacBook me kosto të ulët, sipas raporteve të ndryshme që përfshijnë muaj të tërë. Edhe pse ky laptop nuk do të jetë aq i fuqishëm sa MacBook Air dhe MacBook Pro, duket se do të thyejë një traditë që kompania e ka ruajtur prej vitesh: opsione ngjyrash profesionale dhe të zbehta.Sipas Mark Gurman, MacBook i ri do të dalë me ngjyra shumë më të këndshme sesa homologët e tij. Kjo pjesërisht sepse kompania shpreson të synojë një pjesë më të madhe të tregut për studentët dhe po vë bast për ngjyra më…

Read More

Ferrari nuk vendosi një rekord shitjesh vitin e kaluar, por nuk ishte larg – me 13,640 njësi të dorëzuara te klientët.Megjithatë, suksesi i një prodhuesi veturash nuk matet vetëm nga numri i automjeteve që shet çdo vit. Meqenëse Ferrari ndërton disa nga veturat më të shtrenjta në treg, marzhet e fitimit janë thelbësore për performancën e kompanisë.Edhe pse shiti më pak vetura në vitin 2025, Ferrari gjeneroi më shumë para se një vit më parë. Të ardhurat neto u rritën me 7% në 7.1 miliardë euro, ndërsa fitimi operativ u rrit me 12% në 2.1 miliardë euro. Punonjësit e kompanisë…

Read More

Shumë njerëz kanë tatuazhe, por një grua e bëri mision të saj të bëhej një nga gratë me më së shumti tatuazhe në planet.Amber Luke, 30 vjeç, thotë se 98% e trupit të saj është i mbuluar me tatuazhe, me mbi 600 të tilla në lëkurë.Tani ajo ka folur hapur se pse vendosi ta bënte trupin e saj kaq shumëngjyrësh. Amber rrëfeu edhe çmimin marramendës që i ka kushtuar ky transformim, duke thënë se modifikimet e saj i kanë kushtuar plot 203 mijë euro. “Isha 16 vjeç kur bëra tatuazhin tim të parë”, tha gruaja.Përveç tatuazheve të rregullta, ajo i…

Read More

Në prag të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, një nga këngët më emocionuese që lidhet me kohën e luftës rikthehet në vëmendje: “Children of Kosovo” nga grupi i njohur ndërkombëtar The Kelly Family. E publikuar gjatë viteve të 90-ta, gjatë konfliktit në Kosovë, kënga u bë një thirrje e fuqishme për paqe dhe solidaritet me fëmijët që përjetonin frikë, humbje dhe vuajtje të mëdha.“Children of Kosovo” u krijua si një reagim artistik ndaj realitetit të dhimbshëm të luftës, duke pasqyruar vuajtjen e fëmijëve dhe shpresën për një të ardhme më të sigurt. The Kelly Family/YouTubeTeksti i saj dërgon një mesazh…

Read More

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e mbajtur këtë të hënë, u zgjodh zyrtarisht Presidenti i ri për një mandat katërvjeçar si dhe 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.Në votimin e zhvilluar, Armand Duka rezultoi i vetmi kandidat për postin e presidentit dhe mori 48 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke siguruar kështu besimin e plotë të delegatëve të federatës. Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Duka falenderoi të pranishmit dhe theksoi se mandati i ri do të shërbejë për të forcuar më tej infrastrukturen sportive dhe për të rritur cilësinë…

Read More

SPB Tetovë njofton se dje (15.02.2026) në ora 14:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin G.A.(40) nga fshati Sellcë e Tetovës.”Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Tetovës me shpejtësi prej 165 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.”Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Read More