Author: korrektpress

Në Dhomat e Specializuara në Hags tashmë i përfunduan deklaratat përmbyllëse Prokuroria Speciale, mbrojtja e viktimave dhe mbrojtja e katër ish-krerëve të UÇK-së. Tashmë nisi parashtrimi i pyetjeve nga trupi gjykues.Fillimisht gjyqtari, Kristof Barthe, i shtroi pyetje mbrojtjes së katërshes së UÇK-së për ligjshmërinë e arrestimeve apo paraburgimeve të pretenduara nga UÇK-ja.“ A e argumentoni ju se UÇK si një grup i armatosur jo shtetëror ka pasur të drejtë për t’i arrestuar këta dy persona për arsye ushtarake apo të sigurisë dhe nëse po mbi ç’bazë ligjore e thoni këtë“, tha ai.Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq këtë pyetje…

Read More

Dy ushtare izraelite u desh të shpëtoheshin nga policia pasi u ndoqën nga një turmë burrash ultra-ortodoksë hebrenj, shkruan BBC.Pamjet nga qyteti i Bnei Brak tregonin gratë duke vrapuar nëpër rrugët e mbushura me mbeturina dhe kazanë të përmbysur, ndërsa oficerët e policisë formuan një barrierë mbrojtëse. Më shumë se 20 persona u arrestuan, transmeton Telegrafi.Raportet sugjerojnë se ushtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit u besuan ishin ngatërruar gabimisht se kinse po përpiqeshin të zbatonin urdhra për rekrutim ushtarak. Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për shumicën e hebrenjve izraelitë, por hebrenjtë ultra-ortodoksë kanë qenë prej kohësh të përjashtuar. Lëvizjet për…

Read More

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar se shanset që Toka të jetë vizituar nga alienët janë “të ulëta”, pasi komentet që ai bëri për speciet jashtëtokësore tërhoqën vëmendje të madhe në internet.”Ata ekzistojnë, por unë nuk i kam parë”, i tha ai prezantuesit amerikan, Brian Tyler Cohen, gjatë një interviste.”Ata nuk po mbahen në Zonën 51. Nuk ka asnjë strukturë nëntokësore përveçse nëse ekziston ky konspiracion i madh dhe ata e fshehën atë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai, shkruan BBC.Që atëherë, Obama ka thënë se statistikisht ka shumë mundësi që jeta të ekzistojë, por ai nuk pa…

Read More

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra.”Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti.Ndërsa sa i përket…

Read More

Në fund të janarit, Paris Saint-Germain siguroi shërbimet e një prej talenteve më premtuese të akademisë së FC Barcelona për një shumë relativisht të ulët.Klubi francez pagoi vetëm 8.2 milionë euro për transferimin e 18-vjeçarit sulmues Dro Fernández, i cili kishte regjistruar 89 minuta në katër paraqitje në La Liga nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Nga perspektiva e zhvillimit sportiv, mbetet e diskutueshme nëse një transferim kaq i hershëm është hapi i duhur për lojtarin. Në vitet e fundit, shumë talente të dalë nga akademia e famshme La Masia kanë arritur të afirmohen gradualisht në ekipin e parë, duke…

Read More

Nga: Ben BlushiPata mundësi të ndjek një seancë parlamentare ku disa botues ishin thirrur të jepnin mendime për ligjin e librit dhe pas dy orësh të mërzitshme nuk kuptova asgjë.Pra, nuk kuptova nëse botuesit ishin pro ligjit, kundër ligjit, apo kishin disa propozime për ta ndryshuar ligjin.Por, kur u pa qartë se botuesit kishin shkuar në takim pa asnjë qëllim, ata arritën sidoqoftë një fitore të vogël megjithëse as këtë nuk e kishin qëllim.Me tekstin e tyre jashtë kontekstit, ata i hutuan deputetët dhe kështu një seancë që duhet të përmirësonte ligjin e librit u kthye në një muhabet ku…

Read More

Neymar u rikthye në fushë pas një lëndimi të rëndë të gju, operacionit dhe një pauze prej dy muajsh, dhe në ndeshjen e tij të parë pas mungesës së gjatë shmangu një lëndim të rëndë të ri.Në fitoren e thellë të Santosit ndaj Velo Clube me rezultat 6:0 në kampionatin e shtetit Sao Paulo, Neymar dha një asistim, por vëmendja kryesore u përqendrua te një ndërhyrje brutale ndaj tij dhe rrethanave që i paraprinë këtij takimi.Sipas mediave braziliane, para ndeshjes, tifozët e Velo Clube thuhet se i kanë dërguar mesazh lojtarëve të tyre, duke i nxitur të bëjnë gjithçka të…

Read More

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë deklarata të forta lidhur me Gjykatën Specilae.Duke folur rreth gjykimit të krerëve të UÇK-së, Rama tha se ish-presidenti Hashim Thaçi është marrë peng nga kjo gjykatë.Ai madje zbuloi siç u shpreh një sekret shtetërorë për Kosovën, por jo për të personalisht.Rama tha se presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, për shkak që nuk kishte lejuar të bastisen zyrët e institucionit të presidencës.“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por për mua nuk…

Read More

Banorja e famshme e Big Brother VIP Kosova, Dolce, është ndër të parat që zgjohet çdo mëngjes në shtëpi, duke nisur rutinën e saj të përditshme me një dush të freskët, një zakon që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe ka bërë që ajo të dallohet nga pjesa tjetër e banorëve. Për Dolcen, fillimi i ditës nuk mund të konceptohet pa pastrimin e trupit dhe përkujdesjen ndaj pamjes së jashtme, duke u kujdesur që flokët të jenë gjithmonë të siluara dhe grimi i saj të qëndrojë perfekt, edhe në ambientin e shtëpisë më të famshme të Kosovës. BBVK/InstagramRituali i saj…

Read More

Në mbledhje qeveritare u miratua Programi i ri për pagesat direkte për vitin 2026″, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili tha se është bërë rritje minimale e sipërfaqeve që janë kusht për përdorimin e subvencioneve, me qëllim rritjen e prodhimit vendas të ushqimit.Ai theksoi se do të vihet fokus serioz në kontrollet në terren që do t’i kryejnë institucionet kompetente, në mënyrë që mjetet të arrijnë tek fermerët e vërtetë.”Vitin e kaluar u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi u vunë në dispozicion të Agjencisë për…

Read More