KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit, po vazhdojnë edhe kësaj radhe me temë lojën brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede, Zoja i tha Anjezës se ajo do të ishte larguar nga formati shumë më herët, nëse në garë nuk do të kishte ende banorë që, sipas saj, janë më të dobët në lojë.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe ish-Miss Kosovën, Behare Maksutajn, duke lënë të kuptohet se edhe asaj i ka ardhur radha për t’u larguar nga shtëpia.

Foto: Screenshot/Instagram

“Beharja e ka rendin. Ka akoma më të dobët se kishe ecur oj zemra ime”, iu drejtua Zoja – Anjezës.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e diskutimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes banoreve, të cilat po shfaqin gjithnjë e më hapur qëndrimet e tyre për lojën dhe konkurrentët që meritojnë të vazhdojnë garën.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një klip të fundit shihej se Anjeza e kishte kërcënuar Zojën, për shkak të një debati që patën.

E kjo duket se po vazhdon, ku siç shihet nuk po pajtohen, me të shumtën e gjërave brenda. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.