Author: korrektpress

Jose Mourinho ka folur me nostalgji dhe respekt për Real Madridin, përpara ndeshjes së parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, duke mohuar spekulimet për një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabéu”.“Nuk ka histori të tilla,” tha Mourinho kur u pyet për një rikthim hipotetik te Reali, edhe pse fjalët e tij sugjeruan se do të ishte i lumtur të pranonte një mundësi të tillë. Ai shtoi: “Po, sigurisht, Florentino mund të thotë jo.”Duke reflektuar mbi tre vitet e tij në Madrid, trajneri portugez theksoi: “Dhashë gjithçka që kisha për Realin. Kishte gjëra të mira dhe të këqija, por dhashë…

Read More

Mungesa e këtij mikroelementi lidhet me funksionin e tiroides, por teprimi mund të jetë i rrezikshëmPërveç elementeve themelore kimike si karboni, oksigjeni, hidrogjeni dhe azoti, organizmi varet edhe nga një sërë substancash të tjera që janë të pranishme në sasi shumë më të vogla, por kanë një rëndësi biologjike jashtëzakonisht të madhe. Ndër to veçohen oligoelementet – mikroelemente pa të cilat funksionimi normal i qelizave, indeve dhe organeve nuk do të ishte i mundur. Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të kësaj grupi është seleni.Sa selen na nevojitet për kryerjen normale të funksioneveMarrja e rekomanduar ditore varet nga mosha, gjinia…

Read More

Aktori i shquar amerikan Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, e cila njoftoi se vdiq në shtëpi, i rrethuar nga familja. Në mesazhin e saj, e përshkroi aktorin si një nga interpretuesit më të mëdhenj të kohës sonë dhe një njeri me pasion të thellë për artin dhe jetën. Robert DuvallDuvall ishte një nga figurat më të respektuara të kinemasë amerikane, i njohur për stilin e tij natyral dhe përkushtimin e plotë ndaj çdo roli. Ai fitoi çmimin Oscar për rolin në filmin “Tender Mercies”, ndërsa mori nominime të…

Read More

Një turist britanik ka shkaktuar skena kaosi brenda Hong Kong International Airport, duke rrëzuar dhe shkatërruar disa makina për pasagjerët. Pamjet tronditëse tregojnë 35-vjeçarin duke shtyrë me forcë makinat e “check-in-it”, të cilat bien njëra pas tjetrës në sallën e nisjeve. Dëshmitarët e habitur e panë ndërsa ai mori një shufër metalike dhe goditi një nga pajisjet e rrëzuara, përpara se të largohej i zemëruar.British Tourist Arrested After Rampage at Hong Kong AirportA 35-year-old British man has been arrested after damaging self-service check-in kiosks early Monday morning at Hong Kong International Airport.The incident occurred at around 6am in Aisle J…

Read More

Komuna e Fushë Kosovë ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët pritet të stabilizohet gjatë ditës së nesërme, pas problemeve të shkaktuara nga turbullimi në rrjetin e ujësjellësit.Në njoftimin zyrtar thuhet se, për të siguruar furnizim të rregullt me ujë deri në normalizimin e plotë të situatës, do të organizohet shpërndarje përmes autoboteve dhe cisternave në disa lokacione të qytetit.Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin njoftimet zyrtare të KRU Prishtina dhe të furnizohen sipas orarit të përcaktuar.“Komuna e Fushë Kosovës mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për të siguruar informim të…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, tha sot nga Shtipi se sektori i biznesit dhe Oda do të vazhdojnë betejën për kompanitë e transportit për një zgjidhje të përhershme për qëndrimin e transportuesve në zonën Shengen.Azeski theksoi se Oda ka marrë pjesë aktive në dialogun me institucionet evropiane për vite me radhë, por, siç tha ai, deri më tani nuk ka dëgjuar mjaftueshëm për propozimet që janë paraqitur.”Ne kemi formuar një klub të Evropës me Bashkimin Evropian. Të mërkurën do ta promovojmë atë në Vinicë në “Makprogres”. Si mund të ndodhë që pesë masa kufizuese të miratohen në…

Read More

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ.Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformimit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë.“Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve të Pejës. Gjithashtu, janë formuar grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Read More

Autori i monumentit NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se ka përfunduar ngjyrosja e obeliskut për këtë vit, duke zbuluar edhe simbolikën që përcjell instalacioni në edicionin e radhës.Përmes një postimi publik, Ismaili ka bërë të ditur se tema e sivjetme përfaqësohet nga fjalët: “Nationhood / Shtetësi, Endurance / Qëndresë, Work / Punë, Bravery / Trimëri, Obligation / Obligim, Resilience / Rimëkëmbje, New Beginnings / Fillime të reja”. Foto: Fisnik IsmailiSipas tij, koncepti i këtij viti i kushtohet Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt lirisë e shtetndërtimit përmes luftës çlirimtare, si dhe vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Read More

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026-2027 do të nënshkruhet gjatë një sesioni të posaçëm të Parlamentit Evropian më 24 shkurt, duke shënuar përvjetorin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.Duke folur me gazetarët në Vilnius, ku ishte në një vizitë për të shënuar Ditën e Rivendosjes së Shtetit të Lituanisë, Metsola vuri në dukje se Parlamenti Evropian kishte miratuar kredinë e re prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën të mërkurën e kaluar dhe se ajo do të nënshkruhej zyrtarisht në seancën e posaçme.Ajo shtoi se…

Read More

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e Prishtinës ftohen të marrin pjesë në një protestë mbarëpopullore në sheshin “Skënderbeu”. Ky marsh ka për qëllim të shprehë mbështetjen për ish-krerët e UÇK që aktualisht po gjykohen në Hagë.Ftesa për pjesëmarrje është përhapur edhe përmes rrjeteve sociale, ku figura publike kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar.Një nga këto thirrje vjen nga Labinot Rexha, i cili ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook, duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në marshin qytetar.Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):”Nesër, më 17 Shkurt…

Read More