Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë me dije se 80 për qind e kosovarëve duan shuarjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka treguar se kjo e dhënë është nxjerr nga anketa e fundit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Në llogarinë e tij në X, ai ka vlerësuar se sipas kësaj ankete, tetë nga dhjetë kosovarë kërkojnë shfuqizimin e plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës
“Tetë nga dhjetë kosovarë tani kërkojnë shfuqizimin e plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ose mohojnë se ky institucion flet në emër të tyre. Ky është përfundimi kryesor i një anketimi të kryer përmes intervistave ballë për ballë me 1.139 të rritur në të 38 komunat, i publikuar më 9 nëntor nga KCSSQKSS”, ka shkruar Selimi.
Burimi: lajmi.net ↗

