KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Marcus Thuram largohet nga Franca, Eli Junior Kroupi merr ftesën e parë nga kombëtarja!

Marcus Thuram largohet nga Franca, Eli Junior Kroupi merr ftesën e parë nga kombëtarja!

Kombëtarja e Francës ka pësuar një ndryshim në listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa në vend të tij pritet të jetë talenti i Bournemouthit, Eli Junior Kroupi.

Sipas raportimit të gazetarit Fabrice Hawkins, Kroupi është ftuar nga përzgjedhësi Zinédine Zidane, duke marrë kështu për herë të parë në karrierën e tij ftesë për ekipin e parë të Francës shkruan Indeks Online.

Thuram ka ndier shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundit me Interin ndaj Comos, ku madje arriti të shënojë gol. Megjithatë, pas kontrolleve mjekësore dhe mungesës së përmirësimit, është vendosur që sulmuesi të largohet nga grumbullimi i Francës dhe të rikthehet te klubi i tij për rikuperim.

Në anën tjetër, Eli Junior Kroupi, vetëm 20-vjeçar, konsiderohet një prej talenteve interesantë të futbollit francez. Sulmuesi i Bournemouthit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe tashmë është shumë pranë një momenti të rëndësishëm në karrierë: debutimit me kombëtaren A të Francës.

Kombëtaren e drejtuar nga Zinédine Zidane e pret një fundjavë e rëndësishme në Ligën e Kombeve, ku do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Me 12 nëntor  Italia pret Francën, dhe me 15 nëntor Franca pret Turqinë në Bordeaux./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.