KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pse disa paciente me kancer të gjirit trajtohen fillimisht me terapi dhe jo me operacion? Shpjegon kirurgu Shqiptar Demaçi

Pse disa paciente me kancer të gjirit trajtohen fillimisht me terapi dhe jo me operacion? Shpjegon kirurgu Shqiptar Demaçi

Ndërhyrja kirurgjikale nuk është gjithmonë hapi i parë në trajtimin e kancerit të gjirit. Vendimi varet nga karakteristikat e tumorit, përhapja e sëmundjes dhe gjendja e përgjithshme e pacientes.

Këtë e ka shpjeguar kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.

Sipas tij, përpara vendimit për operacion, mjekët duhet të përcaktojnë tipin e tumorit dhe profilin e tij biologjik, duke përfshirë receptorët hormonalë dhe karakteristika të tjera.

Demaçi ka treguar se në raste të caktuara, pacientet mund të përfitojnë fillimisht nga kimioterapia ose trajtime të tjera onkologjike, me synim zvogëlimin e tumorit përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai ka theksuar se ekzistojnë disa modalitete trajtimi dhe se renditja e tyre nuk është e njëjtë për çdo paciente.

Vendimi për trajtim duhet të merret nga ekipi multidisiplinar, duke vlerësuar veçoritë e secilit rast.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.