KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë

Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik janë sektorë ku, sipas tij, dështimet e qeverisë janë të dukshme.

Në lidhje direkte për Politiko, Zemaj tha se këta sektorë nuk mund të trajtohen përmes propagandës politike, pasi kërkojnë rezultate konkrete.

“Edhe drejtësia, edhe shëndetësia, edhe zhvillimi ekonomik janë tema që janë zbatuar në mënyrë të kundërt nga ajo që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Kurtit në këta tre-katër vjet, fatkeqësisht”, u shpreh Zemaj.

Ai theksoi se disa sektorë janë veçanërisht të ndjeshëm dhe nuk mund të menaxhohen përmes propagandës.

“E kam thënë që janë disa sektorë sensitivë dhe ata s’mund të mbulohen me propagandë. Mundesh politikën e jashtme, sepse ajo është interes i shtetit, por shëndetësinë ta trajtosh si propagandë është e palogjikshme dhe pafatësi e qeverisë”, deklaroi Zemaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.