Author: korrektpress

Jeton Ramadani ka publikuar pamje para nisjes së heroit Agim Ramandani në luftë, i cili dëgjohet duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Në pamjet e publikuar nga Jeton Ramadani, i cili është djali i heroit Agim Ramadani, ky i fundit thotë se UÇK-ja është fisnike, është e pamposhtur. “Fisnike, UÇK-ja është e pamposhtur.. Do të fitojmë…luftën do ta fitojmë…do ta fitojmë sigurt… Është në pyetje vetëm dita kur shpallet fitorja”, dëgjohet duke thënë heroi Agim Ramadani. /Telegrafi/

Read More

Që nga mbrëmë, në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – fshati Çegran, më saktësisht në fshatin Forinë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vardar, është ndaluar qarkullimi i automjeteve. Trafiku po ridrejtohet nga fshati Çajle drejt fshatit Çajle të Vjetër drejt fshatit Forinë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.”Rruga për në fshatin German është bllokuar pranë fshatit Stança, nga një pemë e rrëzuar dhe është e pakalueshme”, thonë nga LAMM.Nga LAMM thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë me lagështi.”Reshje të lehta bore ka në Kriva Pallankë – Deve Bair, Dellçevë, Stracin dhe Ponikva, por ato…

Read More

Kosova ka festuar dje (17 shkurt) 18 vjetorin e pavarësisë, derisa nga orët e para të së martës e deri në orët e vona, kishte festë në të gjithë vendin.Ajo që ishte më kryesorja, marshi për liri ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që po mbahen në Hagë.Sipas organizatorit të marshit “Liria ka Emër”, në këtë marsh ishin të pranishëm mbi 130 mijë qytetarët, që sinjalizuan se duan liri për ish-krerët.Në Kosovë, i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që kërkoi lirimin sa më të shpejtë të tyre.Rama po ashtu në…

Read More

Sot (e mërkurë) zhvillohen disa nga përballjet më të forta të fazës eliminatore apo play-off, ku favoritët kërkojnë siguri, ndërsa “outsiderët” ëndërrojnë befasinë.Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve sjell emocione të forta dhe ndeshje me peshë të madhe për vazhdimësinë e garës. Çdo gol dhe çdo detaj mund të jetë vendimtar për fatin e skuadrave në ndeshjet e kthimit.Ndeshja e parë është ajo mes Qarabag dhe Newcastle United, e cila pritet të fillojë nga ora 18:45. Azerët hyjnë në fushë me motiv maksimal, duke kërkuar të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas. Përballë ka Newcastle, që rikthimin në Ligën e…

Read More

E eliminuara e radhës në Big Brother VIP Albania 5 ka qenë Ina Aderi.Rrugëtimi i Inës zgjati 38 ditë në Big Brother, ndërsa brenda lojës pati debate, përplasje si dhe krijoi një romancë me Keijsin.Teksa Ina u largua, Kristi, i cili ka pasur debate me të, zgjodhi të mos e takonte. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)“Ju përqafoj të gjithëve. Faleminderit për të gjitha momentet”, tha ajo.Tashmë ish-konkurrentja hyri në këtë format pas një situate që kishte pasur jashtë me Keijsin. View this post on Instagram A post shared by Big…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave Pastrimi kanë reaguar publikisht pas incidentit, ku një kamion me mbeturina u zbraz para objektit të komunës, duke shkaktuar polemika.Komuna e Fushë-Kosovës e ka cilësuar veprimin si akt skandaloz dhe vandal ndaj institucionit, duke e lidhur atë me tensionet politike pas ndryshimeve në pushtetin lokal.Në reagimin e saj, komuna thekson se hedhja e mbeturinave para objektit komunal nuk është thjesht veprim i pahijshëm, por tregues i një mentaliteti që nuk pranon humbjen politike dhe realitetin e ri institucional.Sipas komunës, kompania rajonale, e drejtuar nga persona të afërt me ish pushtetin lokal,…

Read More

Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën vendimtare, ndërkaq sot do të dëgjohen fjalët përfundimtare nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të katërshes së UÇK-së.Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999.Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e…

Read More

Samiti i Ndikimit të Inteligjencsë Artificiale në Indi, i cilësuar si një takim historik i liderëve globalë dhe drejtuesve të teknologjisë, u eklipsua nga kaosi logjistik në ditën e hapjes në Delhi të hënën.Pjesëmarrësit u ankuan për radhë të gjata, mbipopullim dhe konfuzion në vend, duke thënë se iu desh të prisnin me orë të tëra. Disa gjithashtu raportuan qasje të kufizuar në ushqim dhe ujë dhe thanë se produktet e tyre ishin vjedhur nga tezga e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Samiti pesëditor, i inauguruar nga kryeministri Narendra Modi, po promovohet si takimi i parë i madh ndërkombëtar…

Read More

Aktori Shia LaBeouf u arrestua në New Orleans pas një përleshjeje të dyshuar që pasoi disa ditë konsumimi të alkoolit gjatë festimeve të Mardi Gras.Dëshmitarët dhe baristët pohuan se LaBeouf “terrorizoi qytetin” me sjelljen e tij të pazakontë dhe agresive, që përfshinte ecjen pa bluzë në bare dhe përleshjet me klientët, si dhe shkaktimin e lëndimeve trupore.Lajmi u raportua për herë të parë nga TMZ, dhe Variety konfirmoi se aktori u arrestua në lidhje me incidentin, i cili kërkoi edhe shërbime mjekësore emergjente. Sipas të dhënave të gjykatës, LaBeouf përballet me dy akuza për sulm me një armë vdekjeprurëse. Fotot…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.SHMU njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.Ndërkaq, ngrica do të ketë përgjatë akseve rrugore malore të vendit.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/

Read More