- Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
- Robert Downey Jr. pyetet mbi idenë se a mendon që influencuesit e rrjeteve sociale do jenë yjet e së ardhmes: Janë thjesht jashtëqitje
- Gjermania tani është shpenzuesi më i madh ushtarak në Evropë – çfarë po blen më së shumti ajo
- “Efekti Bernardo Silva”: Një transferim që ridizajnon Juventusin nga koka te këmbët
- Franca dhe Gjermania dërgojnë zjarrfikës në Holandë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve
- Duket si frizurë e sallonit, por mund ta bëni vetë: Nyja franceze është hit i sezonit
- Muriqi e Mallorca bëjnë një hap gjigant në luftën për mbijetesë
- Jodie Sweetin zbuloi se 30 vjet pas xhirimeve të serialit “Full House” ajo merr një çek me vlerë prej një cent nga ritransmetimet
Author: korrektpress
Tensionet mes Selin Bollatit dhe Rogert Sterkajt kanë arritur pikën kulmore gjatë orëve të natës, duke kaluar nga debatet e ashpra verbale në një incident fizik që ka tronditur banorët e tjerë.Pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë ditës, situata duket se nuk u qetësua.Në heshtjen e natës, ndërsa Rogerti ndodhej në shtrat, Selin iu afrua krevatit të tij dhe e goditi me një objekt që nuk dallohet qartë në pamjet e publikuara. Foto: TikTok Veprimi ndodhi papritur dhe pa paralajmërim, duke e bërë reagimin edhe më të fortë.Rogerti reagoi menjëherë me një britmë dhimbjeje, ndërsa zhurma zgjoi banorët e tjerë, të…
Juventus pësoi një goditje të rëndë në ambiciet për kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pas humbjes së thellë 5-2 në udhëtim ndaj Galatasaray në ndeshjen e parë të “play-off”-it, të zhvilluar të martën në mbrëmje në Stamboll. Bardhezinjtë shkuan në pushim me avantazhin 2-1 falë dopietës së Teun Koopmeiners, por pjesa e dytë rezultoi katastrofike për skuadrën italiane.Vendasit reaguan fuqishëm pas intervalit, duke përmbysur gjithçka me golat e Noa Lang (dy herë), Davinson Sanchez dhe Sacha Boey, ndërsa situata u përkeqësua edhe më shumë për Juven pas daljes me karton të kuq të Juan Cabal në…
Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën përfundimtare.Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws në deklaratën e tij sot u mor me pretendimet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, të cilët thanë se nuk është vërtetuar asnjë lidhje mes krimit dhe Selimit.Laws tha se nuk është puna e mbrojtjes së viktimave të vërtetoj akuza, por e Prokurorisë.“…Ajo që kemi bërë është që kemi paraqitur informacione dhe prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat dhe kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat kundër Selimit, kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.
Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor.Roberts theksoi tutje se Prokurorisë i vjen vetë turp për argumentet kundër Rexhep Selimit. Mishetiq: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në këtë gjykim “Ta themi troç, Prokurorisë i vjen vet turp për argumentet e veta kundër Rexhep Selimit. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër, si nga parashtrimet e së hënës, apo dosja e tyre me shkrim. Nëse vet prokuroria nuk…
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar ashpër për mospërfshirjen e Buxhetit të Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026, duke e cilësuar këtë si një vendim politik dhe jo thjesht një vonesë administrative.“Buxheti i Kryeqytetit është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar sipas procedurave. Çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Rama në postimin e tij në Facebook.Ai ka ngritur pyetje për motivet e Qeverisë, duke thënë: “Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026? A është kjo hakmarrje…
Platforma YouTube zyrtarisht konfirmoi se problemet teknike që gjatë mëngjesit e kanë pamundësuar qasjen në platformë në të gjithë botën janë zgjidhur.Përdoruesit në mbarë botën përballeshin me një problem të pazakontë: kur hapnin aplikacionin ose faqen e YouTube, në vend të përmbajtjes shfaqeshin ekrane bosh, mesazhe gabimi si “Something went wrong” ose ngarkim i pafund.Ekipi i YouTube, përmes llogarisë zyrtare “TeamYouTube”, njoftoi se shkaku i problemit ishte një defekt në sistemin e rekomandimeve (recommendation system). Ky defekt teknologjik pengoi shfaqjen e videove në mënyrë të duhur në pjesë të ndryshme të platformës, përfshirë faqen kryesore, aplikacionin për celularë, YouTube Music,…
Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe në Gjenevë midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë ka filluar.Lajmi u raportua për herë të parë nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, dhe që atëherë është konfirmuar nga kryenegociatori i Ukrainës.Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, thotë se konsultimet “po zhvillohen në grupe pune sipas fushave brenda pistave politike dhe ushtarake”.”Ne po punojmë për sqarimin e parametrave dhe mekanizmave të vendimit të diskutuar dje”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.Umerov më parë tha se bisedimet e djeshme “u përqendruan në çështje praktike dhe mekanikën e zgjidhjeve të mundshme”. /Telegrafi/
Bisedimet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë kanë përfunduar.Një zyrtar ukrainas konfirmoi se takimi zgjati rreth dy orë.Pas përfundimit të bisedimeve trilaterale, Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, u shpreh se negociatat ishin përmbajtësore dhe disa çështje u sqaruan, shkruan skynews. Ai shtoi se kishte pasur përparim dhe se qëllimi i Ukrainës mbetet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Përfunduan bisedimet trepalëshe, shefi delegacionit ukrainas thotë se u sqaruan disa çështje me rusët telegrafi.com Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka dhënë më shumë detaje rreth pozicionit të Ukrainës pas raundit të dytë të bisedimeve. Presidenti ukrainas tha se…
Në një atmosferë ekskluzive dhe në prani të klientëve, partnerëve dhe medias, Porsche Macedonia mbajti parapremierën e Cayenne Electric të ri në Porsche Center Skopje. Eventi shënoi fillimin e një kapitulli të ri për një nga modelet më të suksesshme të markës, i cili ka vendosur standarde në segmentin SUV për më shumë se dy dekada.Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Macedonia, Z. Zlatko Mucunski, në fjalimin e tij theksoi: “Cayenne ka qenë gjithmonë një model me rëndësi strategjike për Porsche. Ai transformoi kompaninë dhe ripërcaktoi segmentin. Sot, me gjeneratën e re, ne vazhdojmë atë frymë guximi dhe vizioni – me…
Drejtuesit e Manchester United nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë lëshim financiar për kartonin e Marcus Rashford. “Djajtë e Kuq” mbeten të vendosur në kërkesën e tyre për 30 milionë euro, shumë e përcaktuar në klauzolën e blerjes së rënë dakord me Barcelonën.Gjatë afatit kalimtar të fundit veror, Barcelona siguroi shërbimet e sulmuesit anglez, pasi dështoi të transferonte Nico Williams i cili rinovoi me Athletic Club si dhe nuk arriti të afronte kolumbianin Luis Diaz, që përfundoi te Bayern Munich. Në këto kushte, katalanasit vendosën të investonin te Rashford.Pas gjysmës së sezonit, transferimi mund të konsiderohet i suksesshëm.28-vjeçari është përshtatur…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari