Boston Celtics ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores bindëse 123-101 në udhëtim ndaj Philadelphia 76ers.
Një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses pati stoli i Bostonit, nga i cili erdhën 49 pikë. Te Philadelphia u dallua Paul George me 36 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, shkruan Indeksonline.
Fitore të thellë regjistroi edhe New Yorku, që mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 117-85. Jalen Brunson realizoi 23 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns kontribuoi me 21 pikë dhe 16 kërcime.
Në ndeshjet e tjera, Miami fitoi në udhëtim ndaj Utah Jazz me shifrat 115-109, duke iu afruar zonës së play-offit. Ndërkohë, Giannis Antetokounmpo ishte më i dalluari në parket me 30 pikë dhe 11 kërcime.
Humbjen e radhës e pësuan Los Angeles Clippers, të cilët u mposhtën 133-110 nga Phoenix Suns. Shtatë basketbollistë të skuadrës vendase arritën të shënonin mbi 10 pikë.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Portland Trail Blazers, që triumfuan 123-103 ndaj Oklahoma City Thunder. Dyshja Damian Lillard dhe Deni Avdija realizoi së bashku 49 pikë.
Fitore jashtë fushe shënoi edhe Orlando Magic, që mposhti Sacramento Kings me rezultat 107-100. Franz Wagner ishte lider i skuadrës fituese me 33 pikë.
NBA – Rezultatet e natës:
New York – Milwaukee 117-85
Philadelphia – Boston 101-123
Phoenix – LA Clippers 133-110
Utah Jazz – Miami 109-115
Sacramento – Orlando 100-107
Portland – Oklahoma 123-103

