Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas policies, rasti ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 18:30, transmeton IndeksOnline.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe shtëpisë së njërit prej tyre, policia ka sekuestruar 12.26 gramë substancë të dyshuar marihuanë, 80 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

