Author: korrektpress

Partia Demokratike e Kosovës bën të ditur se ka përcjell me vëmendje paraqitjen e fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë nga katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërsa presim vendim të drejtë dhe pandikuar.Në njoftimin e PDK-së thuhet se pas më shumë se pesë vjetësh në paraburgim, paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe e mbështetur në të vërtetën e luftës së popullit të Kosovës për liri. “Ata folën me përgjegjësi, me respekt për procesin dhe me besim në drejtësi, duke dëshmuar se përballja me drejtësinë nuk është shmangie…

Read More

Ish-portieri i Paraguait, Jose Luis Chilavert, ka sulmuar sërish Vinicius Junior, këtë herë duke mbrojtur Gianluca Prestiannin, lojtarin e Benficës të cilin braziliani e akuzoi për racizëm.Sipas gazetës Marca, Chilavert bëri një sërë pretendimesh kontroverse, homofobike dhe raciste në një paraqitje në radio, duke pretenduar se futbolli është “bërë homoseksual” dhe se Vinicius ishte ai që e nisi konfliktin.Incidenti, për kujtesë, ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Benficës, në të cilën Reali fitoi 1-0, pas së cilës Vinicius akuzoi Prestiannin se e quajti majmun. Benfica riafirmon mbështetjen për Gianluca Prestiannin, ndërsa UEFA hap procedura disiplinore…

Read More

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme sjellin pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku çdo pikë mund të peshojë rëndë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.Xhiroja e 21-të hapet të shtunën në Malishevë, ku Malisheva pret Dukagjini në “Liman Gegaj”. Një duel i rëndësishëm për të dy skuadrat, që synojnë të konsolidojnë pozitat në mesin e tabelës dhe të shmangin presionin e zonës së rrezikshme.Të dielën, vëmendja zhvendoset në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Ballkani. Kampionët në fuqi kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa vendasit synojnë befasinë përballë një prej skuadrave…

Read More

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të nxënësve dhe stafit që agjërojnë.Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa kohëzgjatja e mesndërrimit dhe pushimet e gjata janë reduktuar. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e procesit mësimor.Drejtoria e Arsimit thekson se këto masa kanë për qëllim lehtësimin e nxënësve dhe…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ka folur publikisht për herë të parë rreth një përçarjeje me Volodymyr Zelensky.Gjenerali Valeriy Zaluzhnyi shërbeu si komandanti më i lartë ushtarak i Kievit deri në shkurt 2024, transmeton Telegrafi.Menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, Zaluzhnyi tha se tensionet shpesh ndizeshin për mënyrën më të mirë për të mbrojtur Ukrainën.Por ai i tha Associated Press se marrëdhënia arriti pikën e vlimit më vonë atë vit, kur dhjetëra agjentë nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Ukrainës bastisën zyrën e tij.Zaluzhnyi pretendon se incidenti i paraportuar…

Read More

Është thelbësore për integrimin evropian të vendit, veçanërisht në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe, ndërsa në të njëjtën kohë BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të përmbushin detyrimet e tyre, ta mbështesin plotësisht vendin, përfshirë edhe përmes angazhimit aktiv diplomatik për ta ndihmuar atë të përparojë në përmbushjen e detyrimeve të veta, thekson raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti Thomas Waitz në draft-raportin vjetor të progresit për vendin, të cilin ai do t’ia paraqesë Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET)…

Read More

Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me mbi tre vjet burg për vepra të lidhura me narkotikët, është dorëzuar vullnetarisht policisë në Prizren.Sipas Policisë së Kosovës, më 18 shkurt 2026, pas një operacioni të njësitit për realizimin e urdhër-arresteve, i dënuari A. Q., mashkull nga Prizreni, ka hyrë në Qendrën e Paraburgimit. Ai ka qenë i shpallur në kërkim me tri urdhëresa dhe i dënuar me 3 vjet e 110 ditë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.I arrestuari është dënuar në tri raste të ndryshme për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja…

Read More

Një qëllim i përbashkët përtej udhëtimit.Muaji i shenjtë i Ramazanit është koha kur reflektimi shndërrohet në dritë për të tjerët. Në Shell Kosova, ne besojmë se çdo kilometër që përshkoni mund të jetë një hap ndihmës. Këtë vit, ju ftojmë që furnizimin tuaj të përditshëm ta ktheni në një akt humanitar.Si mund të kontribuoni? Gjatë tërë muajit të Ramazanit, për çdo litër karburant që furnizoheni në pikat Shell, ne dhurojmë gjysmë centi për bamirësi. Ky kontribut mbulohet plotësisht nga Shell Kosova dhe nuk ndikon në çmimin tuaj të furnizimit. View this post on Instagram A post shared by Shell Kosovo…

Read More

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles është arrestuar me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.Fotografitë e makinave të policisë pa shenja dalluese dhe oficerëve me veshje civile në Wood Farm në lagjen Sandringham menjëherë pas orës 8 të mëngjesit, u publikuan të enjten, transmeton Telegrafi. Një deklaratë nga policia e Thames Valley tha: “Sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të 60-at nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë kohë”.Policia ka qenë duke vlerësuar akuzat se Mountbatten-Windsor…

Read More

Që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 fluturime të reja direkte, në aeroportin e Ohrit dhe të Shkupit kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë, këtë vit, pres që aeroporti i Shkupit të jetë lider në rajon me rritje dhe të kalojmë mbi 4 milionë udhëtarë, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke komentuar politikat qeveritare në transportin ajror.Siç informojnë nga Ministria e Transportit, ai thekson se si Qeveri kanë nisur një politikë serioze për të tërhequr linja dhe kompani të reja ajrore, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka dalje në det dhe aeroportet janë…

Read More