- Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi – lista e plotë
- Sa trupa amerikane janë në Evropë — dhe pse janë atje?
- Gazetarët e Telegrafit analizojnë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në podcastin “Arena e Yjeve”
- Arbër Hoxha shënon supergol për Dinamo Zagrebin
- Haradinaj: Listës së AAK-së në zgjedhje i prin Ardian Gjini
- Hailey Bieber në qendër të vëmendjes me postimin e fundit, reagime nga miqtë e famshëm
- “Nuk hyj në detaje”, Mo Salah shpjegon arsyen e largimit nga Liverpooli
- BDI: Burim Latifi e ka obligim të sqarohet për dëmin prej 6 milionë eurove në MEPSO
Author: korrektpress
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë përfshirje në testimin, vlerësimin apo dhënien e lejeve për dronin e njohur si “Skifteri”, pas diskutimeve dhe interesimit publik për këtë çështje.Në “Përballje Podcast”, Maqedonci sqaroi se Ministria kishte organizuar një aktivitet për vlerësimin e inovatorëve të dronëve në Kosovë, por se ky aktivitet nuk kishte të bënte me dronin në fjalë, shkruan Telegrafi.“Ne gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, kemi organizuar një aktivitet të vlerësimit të inovatorëve të mundshëm në Kosovë”,…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.Kërkesa u dorëzua nga hulumtuesit e lartë të IKD-së, Arrita Rezniqi dhe Naim Jakaj.Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se çdo përfitues i pensionit të moshës ka të drejtë ligjore edhe për pensionin…
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar katër persona të dyshuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me një rast të dyshuar të tjetërësimit të kundërligjshëm të pronës me vlerë mbi 1.5 milion euro.Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit M. M., Sh. B., D. R. dhe B. Zh. dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, përfshirë pasaportë të Serbisë dhe dokumente të tjera, si dhe duke prezantuar një person të rremë si person real, kanë arritur ta shesin përmes noterit pronën e ankuesit M. T. në sipërfaqe prej 36.28 ari.…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para oborrit të Kuvendit është pyetur lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër, të premten më 20 shkurt.Berisha u pyet lidhur me skenarët e protestës dhe nëse do të qëndroje në shesh.Ai nuk dha detaje pasi sipas tij skenari i protestës është misteri më i madh.Kryedemokrati ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.“Edi Rama merr të gjitha fuqitë. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën . Ligji është një mburojë për Edi Ramën për organizatën që kryeson që…
Raporti i Waitz është një konfirmim i ri se Qeveria po e shtyn Maqedoninë drejt izolimit, vlerësojnë nga LSDM.”Raporti i raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, është një tjetër konfirmim i asaj që LSDM ka thënë prej muajsh: Maqedonia është e bllokuar, nuk ka reforma, procesi i pranimit në BE është i bllokuar, qeveria po e shtyn vendin drejt izolimit.”Procesi i pranimit është i bllokuar” nuk është një vlerësim i opozitës, por qëndrimi zyrtar i këtij raporti.Dokumenti thotë qartë se nuk ka përparim në sundimin e ligjit, reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. Mesazhi nga Brukseli…
Të paktën gjashtë lojtarë të Juventusit thuhet se nuk janë pjesë e planeve të Luciano Spallettit për sezonin e ardhshëm, nëse trajneri toskan qëndron në Torino.Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Spalletti, tashmë ka identifikuar lojtarët që nuk do të jenë pjesë e projektit të tij në sezonin 2026/27 nëse ai mbetet në klub përtej verës.Lois Openda me siguri e ka zhgënjyer Spallettin në stërvitje, pasi belgu ka luajtur vetëm 87 minuta në tetë paraqitje në vitin 2026 duke bërë që largimi i tij të jetë i sigurt.Dusan Vlahovic dhe Jonathan David ishin të lënduan për ndeshjen kundër…
Në periudha kur koha është e kufizuar, por tryeza duhet të jetë e plotë, produktet praktike dhe cilësore bëhen zgjedhja e parë për familjet. Një nga këto produkte që tashmë ka fituar besimin e konsumatorëve është “Pire të Arta” nga HAJE – një alternativë e shpejtë, e shijshme dhe e sigurt për përgatitjen e një vakti të ngrohtë në pak minuta.I prodhuar në Gjermani, sipas standardeve të larta të cilësisë dhe kontrollit ushqimor, “Pire të Arta” përfaqëson një kombinim të përvojës shumëvjeçare në treg dhe përkushtimit ndaj cilësisë në çdo paketim. Prezenca e gjatë në treg është dëshmi e besimit…
Ish-komandanti ushtarak ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, i cili tani është ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, ka folur për qëllimet e tij politike.Një sondazh i Ipsos i publikuar muajin e kaluar tregoi se mbështetja për Zaluzhnyin në zgjedhjet e ardhshme të mundshme ishte 23% krahasuar me 20% të Zelenskyt, që do të thotë se ai është konkurrenti më i madh i presidentit ukrainas.Zelensky më parë ka këmbëngulur se Ukraina do të mbajë zgjedhje vetëm pasi të arrihet një armëpushim, shkruan skynews.Ndërkohë, analisti politik Volodymyr Fesenko, i cili jeton në Kiev, shpjegoi se shumë ukrainas e shohin Zaluzhnyin si një figurë…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se pas monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, veçanërisht në zonat që furnizohen nga burime vetanake, gjatë kësaj jave është konstatuar rritje e parametrave të turbullirës.Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj rritjeje, uji aktualisht nuk i përmbush standardet e përcaktuara për ujë të pijshëm në zonat e Opterushës dhe Hoqës së Madhe.Nga KRU “Gjakova” bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mëtejmë lidhur me cilësinë e ujit. /Telegrafi/
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër J.V. (83), V.Dz. (80) dhe T.A. (68), të gjithë nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”, si dhe kundër Z.S. (44) nga Shtipi për shkak të ekzistencës së dyshimeve se ajo ka kryer një vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”.Tre të pandehurit e parë, në periudhën nga shtatori 2012 deri në tetor 2024, në cilësinë e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari