Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndëshkuar tre shoferë, që janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e trafikut .
Rastet kanë ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe në fshatin Lloshkobare në Ferizaj
Shoferët të cilët janë ndëshkuar:
A.H. (33 vjeç) – 2.11 promilë. Është dënuar me 500 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 12 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
E.S. (19 vjeç) – Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse kishte masë mbrojtëse nga data 27.08-26.11.2026 , ndërsa i konfiskohet edhe vetura.
E.M (30 vjeç) – Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse ka bërë tejkalimin e shpejtesisë, ku në një zonë me kufizim 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 156 km/h.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

