- Ëmbëlsirat e tij i pëlqente edhe Mbreti me origjinë shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi
- Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro
- Gigi Hadid feston ditëlindjen e 31-të me vajzën Khai, ndërsa Zayn Malik anulon koncertet për shkak të sëmundjes
- Eksperti amerikan i mbrojtjes: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën
- Zelensky njofton reforma në ushtrinë e Ukrainës
- Pogaçe misri me fara: Mëngjes i shijshëm që përgatitet lehtë
- Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme
- Jennifer Lopez shfaq formën perfekte në Los Angeles, pas trailerit të “Office Romance”
Author: korrektpress
Reparti i Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë vazhdon të ofrojë shërbime të specializuara për foshnjat e porsalindura, duke u bazuar në punën e mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti.Në këtë repart punojnë mjekët Agim Sherifi dhe Sylejman Halili, të cilët, së bashku me ekipin e infermierëve, ofrojnë kujdes të vazhdueshëm për foshnjat, duke përfshirë kontrolle të përgjithshme, trajtimin e rasteve premature, diagnostikimin e sëmundjeve të lindura, fototerapi, eko abdominale dhe të trurit, si dhe shërbime të tjera mjekësore.Sipas njoftimit të spitalit, mjekët janë të angazhuar që nga momenti i parë i lindjes, duke reaguar menjëherë…
Nga OBRM-PDUKM thonë se mbeten të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve.Ata thonë se prioritet i Qeverisë është të sigurojë një ekonomi të qëndrueshme në të cilën puna vlerësohet, pagat rriten dhe institucionet funksionojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente.Me politika që synojnë rritje reale ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive, po hidhen themelet për siguri financiare afatgjatë, deklarojnë ata në deklaratën e sotme.”Me OBRM-PDUKM në krye të shtetit, pagat po shënojnë një rritje reale, dhe masat që po zbatohen synojnë përmirësimin e…
Ekosistemi evropian i futbollit ka pësuar një tjetër tronditje pasi u zbulua se Kylian Mbappe i ka sugjeruar Real Madridit transferimin e Michael Olise.Ylli francez synon të rrethohet me cilësi të lartë teknike për të ndërtuar një epokë të re dominimi absolut në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.Ky rekomandim vjen pas nivelit fenomenal të treguar nga sulmuesi i Bayern Munich, i cili është shndërruar në një nga figurat më të spikatura të futbollit botëror.Sulmuesi francez imagjinon një repart ofansiv ëndrrash, ku bashkëkombësi i tij do të integrohej përkrah Vinicius Junior, për të formuar një treshe sulmuese që do të frikësonte…
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.Në kuadër të operacionit të koduar ‘Neonët 9’ u zbulua në lagjen “10 Korriku” të qytetit një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Në pranga u vunë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtari kriminale dhe u sekuestruan 670 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 254 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese…
Një fotografi ka dalë në internet ku shihet shkencëtari amerikan, fitues i Çmimit Nobel, James Watson, në rezidencën e financierit Jeffrey Epstein në New York, së bashku me tre gra.Imazhi duket se është bërë në sallën e madhe të rezidencës, me shumë mundësi në fund të viteve 2010. Watson, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 97 vjeç, shihet në fotografi me tre gra, njëra prej të cilave mban një kopje të njërit prej punimeve shkencore të Watson.Shkencëtari, së bashku me britanikun Francis Crick, fituan Çmimin Nobel në vitin 1962 për zbulimin e spirales së dyfishtë të ADN-së.…
Kolegji AAB ka organizuar Tryezën Shkencore Ndërkombëtare, një ngjarje e nivelit të lartë akademik që mblodhi në Prishtinë studiues dhe ekspertë të njohur për të trajtuar ndikimin transformues të Inteligjencës Artificiale (IA) në arsim, kërkim shkencor dhe ekonominë globale.Gjatë diskutimeve në panel, theksi u vendos te nevoja urgjente për riorientimin strategjik të kurrikulave universitare dhe metodologjive kërkimore. Pjesëmarrësit nënvizuan se integrimi i IA-së në institucionet e arsimit të lartë duhet të udhëhiqet nga një qasje etike dhe e përgjegjshme, duke forcuar kapacitetet institucionale për t’iu përgjigjur kërkesave të epokës digjitale.Një kontribut të veçantë në këtë tryezë dha Steve H. Hanke,…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në shenjë proteste për disa amandamente, që sipas tyre, janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës.Në disa komisione qeveritare të mbajtura, sipas LDK-së janë refuzuar disa pika kryesore, sidomos ato që kanë të bëjnë me Komunën e Prishtinës.Sipas, asaj që u paraqit nga zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, Jehona Lushaku dhe Fadil Hadërgjonaj paraqitën amandamentet para mediave. Sipas tyre, Qeveria ka refuzuar 21 amandamente: Unaza e Jashtme e Kryeqytetit, mësimi tërë ditor në Kosovës, digjitalizimin e Shëndetësisë, Spitalin e Prishtinës dhe digjitalizimin e shkollave, mes amendamenteve kryesore.Kujtojmë se në ora 11:00,…
Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e BE-së ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.Propozimi erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme.Kryeministri Albin Kurti theksoi se sanksionet janë në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.Pakoja synon sektorin e energjisë , financave, tregtinë, shërbimet strategjike si dhe masa lidhur me lëvizjen e diplomatëve rus.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 10 personave të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë, në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogave narkotike. Dy prej tyre janë tashmë në paraburgim 48-orësh.Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në një paraqitje televizive në emisionin “Click Plus” theksoi se akuza është rezultat i një hetimi të gjerë dhe kontrolleve të shumta të kryera në të gjithë vendin.”Kemi dyshime të arsyeshme se këta persona janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogës”, tha…
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka dhënë një përditësim inkurajues për gjendjen e Alexander Isak, duke lënë të kuptohet edhe një afat të mundshëm për rikthimin e sulmuesit suedez.Isak, i cili është blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpoolit, u detyrua t’i nënshtrohej operacionit pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenham më 20 dhjetor.Pas dy muajsh jashtë fushave, ai ka intensifikuar procesin e rikuperimit duke nisur stërvitjen e lehtë. Rikthimi i tij në skuadrën e parë do të bëhet gradualisht, pa marrë rreziqe të panevojshme.Megjithatë, Slot la të kuptohet se rikthimi mund të jetë çështje javësh. “Alex ka qenë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari