- Met Gala do të mbledhë sonte të gjithë të famshëm për të treguar pse moda konsiderohet art
- Humbja e dy fëmijëve në aksidentin tragjik, reagon Kiara Tito: Harrojmë sa e rrezikshme mund të jetë një moment pakujdesie
- GameStop bën ‘një ofertë të guximshme’ prej 56 miliardë dollarësh për eBay, duke shpresuar të konkurrojë me Amazon
- Policia në Ferizaj shqiptoi 1,753 gjoba në prill për tejkalim të shpejtësisë
- Re si ylber mbi Indonezi, fenomeni i rrallë mahnit të gjithë – bën të ndalet edhe trafiku
- Presidenti i Interit e konfirmon interesimin e Barcelonës për yllin e tyre
- Nëse kaloni mbi këtë urë, mund të shihni katër shtete njëkohësisht
- Cameron Diaz dhe Benji Madden bëhen prindër për herë të tretë, mirëpresin djalin Nautas
Author: korrektpress
Nga data 1 mars 2026, të gjithë qytetarët që përfshihen në kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” të Komunës së Prishtinës do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.Kategoritë e përfshira janë: fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe invalidët e Luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, stafi shëndetësor dhe administrativ i institucioneve komunale…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.Veliaj kishte paraqitur ankim duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, konkretisht zëvendësimin e saj me një masë më të butë, si “Garancia pasurore” ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Në argumentimin e tij, ai kishte pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e masës më të ashpër të sigurimit.Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe pretendimeve të paraqitura nga mbrojtja, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rrëzimin e ankimit, duke lënë…
Prokuroria Publike përmes një komunikate sqarojnë se për vendimin për arrest shtëpiak për Grubin në rastin “Lotaria Shtetërore” janë udhëhequr nga Ligji për procedurë penale dhe nga udhëzimet e MPB dhe ASK.“Kushtet e tilla në rastin konkret janë plotësuar, sepse sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet për këto kërcënime janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.Prokuroria Publike e kupton interesin e publikut për këtë rast, por bën thirrje për përmbajtje nga komentet për vendimet legjitime prokuroriale, për…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –Lila ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në takim ka theksuar nevojën për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve, si dhe përgjegjësinë që bizneset kanë për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e sigurisë në punë. “Një ekonomi e fortë ndërtohet mbi standarde të larta dhe besim. Bashkë me kryetarin e Odës, diskutuam për lehtësimin e regjistrimit të bizneseve, rritjen e transparencës dhe fuqizimin e rolit të grave në sektorin privat. Barazia dhe…
Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar sot në pikëkalimin kufitar Merdare Border Crossing, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga Dogana e Kosovës.Sipas burimeve të Telegrafit, lidhur me rastin janë ndaluar tre persona, ndërsa automjeti ishte duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.Në njoftimin zyrtar thuhet se automjeti është selektuar për kontroll në hyrje, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Fillimisht, ai është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.“Pas indikacioneve të…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Paris, Ministri Muja u takua me Ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Francës në sektorin e bujqësisë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.Me…
Interesimi për Beauty Fair Kosova 2026 ka tejkaluar pritshmëritë dhe vendet për ekspozues po shkojnë drejt përfundimit. Panairi i parë i dedikuar industrisë së bukurisë, estetikës dhe mirëqenies në Kosovë do të mbahet më 24, 25 dhe 26 Prill 2026 në Prishtina Mall, duke sjellë për herë të parë një platformë të strukturuar dhe profesionale për këtë sektor në rritje. Brende kozmetike, klinika estetike, kompani distribucioni, studio bukurie, akademi trajnimi dhe qendra wellness tashmë kanë rezervuar pjesën më të madhe të hapësirës ekspozuese. Organizatorët bëjnë të ditur se kapaciteti është i limituar dhe regjistrimet janë në fazën e fundit.Bizneset që…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se nuk ka marrë asnjë informacion nga kryeministri Hristijan Mickoski për mundësinë e përfshirjes së ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov në rikonstruim të qeverisë.Dimitrievski tha se personalisht është i kënaqur me punën e Fillkovit, i cili është kuadër i ZNAM-it.“Në lidhje me rikonstruimin e qeverisë. Tani për tani nuk kam njoftim të tillë nga mandatari, është e drejta e tij. Ndryshe, të gjitha ata deklarata subjektive që janë dhënë nga ana e disa kolegëve kryetarë komunash, liderë ose përfaqësues të disa partnerëve të koalicionit i barazoj në nivel të politikës ditore dhe mbledhjes…
Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar anijen e tretë të naftës që ishte nën sanksione ndërkombëtare.Anija quhet Bertha, ajo lundronte nën një flamur të Ishujve Kuk, dhe është ndjekur nga forcat amerikane nga ujërat e Karaibeve deri në Oqeanin Indian, sipas Pentagonit. Forcat amerikane kryen një operacion të paqetë të ndalimit dhe ngjitjes në anije gjatë natës, duke thënë se Bertha po shkelte sanksionet e vendosura dhe po përpiqej t’i shmangej mbikëqyrjes. Anija ishte nën sanksione të SHBA-së që nga janari 2020, për shkak të lidhjeve me tregtinë e paligjshme të naftës dhe firmës menaxhuese ndërkombëtare,…
Dy dronë kanë mbërritur brenda një kohe të shkurtër në Big Brother VIP Albania 5.Një prej tyre ishte dedikuar për Mateo Borrin. Mesazhi simbolik i ardhur nga jashtë u prit me entuziazëm, duke i dhënë atij një moment të veçantë brenda shtëpisë dhe një shtysë emocionale në rrugëtimin e tij në lojë. Foto: InstagramSurpriza nuk përfundoi me kaq. Një tjetër dron mbërriti për Brikena Selmanin, i dërguar nga mikesha e saj e ngushtë. Banorët reaguan menjëherë ndaj këtyre momenteve, duke i komentuar gjatë dhe duke ndarë emocionet me njëri-tjetrin. Foto: InstagramAtmosfera në shtëpi u ngarkua me entuziazëm, ndërsa surprizat nga…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari