Kombëtarja turke pas shkarkimit të trajnerit italian Vincenzo Montella, kishte paraqitjen e parë me trajnerin e ri Sergen Yalçin.
Por seria e humbjeve po vazhdon te Turqia pasi Belgjika mposhti Turqinë të enjten mbrëma me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjet belgu De Bruyne foli për mediat, dhe për Arda Guler-in duke cituar se ai po bën gjithcka vetëm.
“Mendoj se ai bën pothuajse gjithçka i vetëm. Nuk është e lehtë për të, sepse shumë lojtarë të tjerë thjesht qëndrojnë e shikojnë.
Lojtarët e tjerë duhet të marrin më shumë përgjegjësi, për t’ia lehtësuar sadopak presionin.
Ai është një lojtar jashtëzakonisht i talentuar, pjesë e një prej klubeve më të mira në botë. Është ende shumë i ri dhe do të vazhdojë të përmirësohet.”. tha De Bruyne.
Kombëtarja turke ka pësuar shtatë disfata në tetë ndeshje deri më tani. /IndeksOnline/

