Author: korrektpress

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Benita Zena u përball me një valë spekulimesh në rrjetet sociale.Menaxhmenti i Benitës ka reaguar pas postimeve virale që pretendonin se ish-banorja kishte zbuluar informacione rreth produksionit ose emrin e fituesit të këtij edicioni. Lajmet, të shpërndara në mënyrë të shpejtë në rrjete dhe portale, u cilësuan nga stafi i saj si të rreme dhe me qëllim manipulues.Në një komunikatë zyrtare, e rishpërndarë nga vetë Benita në Instagram, menaxhmenti thekson: “Së fundmi po qarkullojnë disa lajme me qëllim rritjen e audiencës dhe klikimeve. Dëshirojmë të sqarojmë se këto lajme janë të pavërteta (Fake)…

Read More

Vlad Buriak ishte 16 vjeç kur u përpoq të evakuohej nga Melitopoli, një qytet në rajonin e Zaporizhzhisë, të cilin forcat ruse e pushtuan në javët e para të luftës që Moska nisi katër vjet më parë.Më 8 prill 2022, makina në të cilën ai ndodhej u ndalua nga trupat ruse në Vasylivka, në pikën e fundit të kontrollit para territorit të kontrolluar nga Ukraina. Ndërsa trupat e Moskës kontrollonin pasagjerët e makinës, Vlad, i ulur në ulësen e pasme, mbante telefonin, transmeton Telegrafi.Ai i tha Euronews se ushtarët rusë e akuzuan fillimisht se i kishin filmuar dhe e detyruan…

Read More

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet të martën në Tiranë.Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, raporton euronews.al.Si pasojë e lëndimeve të rënda, i mituri ka humbur jetën në spital.Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Qeveria dhe komuniteti i biznesit, në fushën e arsimit, kanë përkushtim të përbashkët për krijimin e brezave që jo vetëm posedojnë njohuri, por edhe mund t’i zbatojnë ato, të rinj kreativë dhe përgjegjës që janë të përgatitur për sfidat e tregut modern të punës. Ky është themeli mbi të cilin po ndërtojmë sistemin e arsimit dual, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në aktivitetin promovues ku u diskutuan rezultatet dhe progresi i konceptit të arsimit dual, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.”Është fakt që arsimi profesional dual është modeli ynë i suksesshëm arsimor, të cilin…

Read More

Sot është nënshkruar marrëveshja për financim prej 5 milionë eurosh ndërmjet Proparco – degë e grupit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) – dhe AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë.Kështu bëhet e ditur në një postim të Ambasadës franceze në Kosovë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Olivier Guerot. Me këtë synohet të zgjerohet qasja në shërbime financiare të kategorive më pak të përfshira, veçanërisht për gratë ndërmarrëse (3 milionë euro) dhe komunitetet rurale (2 milionë euro). Lexoni të plotë postimin e Ambasadës franceze: Sot, Ambasadori i Francës, Olivier Guerot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për…

Read More

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni.Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit është vendosur masë disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.Vendimi ka ardhur pasi gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh…

Read More

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka mbërritur në bazën detare amerikane të Gjirit të Soudës në Kretë, në rrugën për t’u bashkuar me një grumbullim të madh ushtarak në Lindjen e Mesme mes tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit.Anija, e shoqëruar nga shkatërruesi USS Mahan, pritet të qëndrojë në bazë për katër ditë për furnizim me karburant, sipas raportimeve, transmeton Telegrafi.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kërcënuar vazhdimisht Teheranin me veprime ushtarake nëse nuk arrin një marrëveshje të re për programin e tij bërthamor – për të cilin Perëndimi ka frikë se synon…

Read More

Në episodin e tetë të “Përballje Podcast”, ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka folur për madhësinë reale të tregut të reklamave në Kosovë dhe ndikimin e tij në stabilitetin financiar të mediave.Sipas Mehmetit, i cili është edhe njohës i fushës së mediave, tregu i reklamave në Kosovë sillet rreth 15 milionë euro në vit shumë që duhet të ndahet mes një numri të madh mediash.“Se si operojnë në një treg që supozohet të ketë rreth pesëmbëdhjetë milionë euro reklama në vit, është pak e vështirë të kenë qëndrueshmëri financiare të gjitha këto.”Mehmeti përmendi se në Kosovë…

Read More

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe Marokut, Achraf Hakimi, është urdhëruar të dalë në gjyq për akuzat për përdhunim që rrjedhin nga një akuzë e bërë në shkurt të vitit 2023, ka konfirmuar avokati i tij për të martën.Reprezentuesi maroken do të përballet me procedurat gjyqësore pas një ankese zyrtare të paraqitur nga një grua 24-vjeçare, e cila pretendon se është përdhunuar nga lojtari.Hakimi, e cila vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat, reagoi shpejt në rrjetet sociale, duke bërë një postim. “Sot, një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një gjyq, edhe pse unë e mohoj dhe…

Read More

Mesfushori i Benficas, Gianluca Prestianni, mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit të fazës së playoff-it të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, edhe pse UEFA i ka vendosur një suspendim provizor një ndeshjeje.Argjentinasi u ndëshkua të hënën, ndërkohë që vazhdon hetimi i UEFA-s për pretendimet e abuzimit racist ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes së parë në Lisbonë, Prestianni mohon akuzat. UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj Vinicius Junior Benfica ka njoftuar se do të bëjë një apel urgjent për ndalimin, duke theksuar se afatet janë të ngushta, por një vendim mund…

Read More