Author: korrektpress

Një banor nga rajoni i Kërçovës do të marrë 5 mijë euro (300 000 mijë denarë) si kompensim për dhimbjet fizike dhe frikën e përjetuar, pasi ishte sulmuar dhe plagosur nga një ari.Incidenti ka ndodhur në gusht të vitit 2022, kur burri po kthehej në këmbë nga ara drejt shtëpisë së tij. Sipas të dhënave, pa asnjë provokim është sulmuar nga kafsha e egër, e cila e ka rrëzuar dhe e ka kafshuar. Gjatë sulmit ai ka pësuar lëndime në anën e djathtë të ballit dhe të tëmthit, si dhe mavijosje në pëllëmbët e duarve dhe në kofshë.Pas ngjarjes është…

Read More

Atletico Madridi është kualifikuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 7-4 pas dy ndeshjeve gjigantin belg Club Brugge.Ndeshja nisi me një avantazh të hershëm për vendasit. Në minutën e 23-të, Alexander Sorloth shënoi pas një pasimi të Jan Oblak, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të ulët nga jashtë zonës, për rezultatin 1-0.Club Brugge u përgjigj shpejt. Në minutën e 36-të, Joel Ordonez barazoi rezultatin në 1-1, duke shfrytëzuar një këndor dhe duke e devijuar topin në rrjetë përmes një goditje me kokë.Në fillim të pjesës së…

Read More

Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit ndaj Benficës.‘Los Blancos’ do të jenë nikoqir të gjigantit portugez nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.Mbappe i cili tash e sa kohë po vuan nga një shqetësim në gjurin e tij të majtë, u detyrua të ndërpresë para kohe seancën stërvitore të martën.Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili ende vuan nga një dëmtim në gjurin e majtë, u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore të…

Read More

Stefan Stamenkoviq, i cili kandidoi për kryetar të Shtërpcës dhe mban një faqe në Facebook ku publikon materiale kundër Listës Serbe, është rrahur para dy ditësh gjatë një manifestimi në Shtërpcë. Policia ka konfirmuar pranimin e rastit, ndërsa përkrahje për Stamenkoviqin kanë shprehur edhe politikanë të tjerë opozitarë serbë.Ish-kandidati për kryetar të komunës së Shtërpcës, Stefan Stamenkoviq, u kërcënua dhe u rrah gjatë manifestimit të festës së Kreshmës të dielën.Stamenkoviq ka thënë se një person e ka goditur për shkak të qëndrimeve të tij kundër Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.“Më tha se mund të më vrasë dhe…

Read More

Edon Zhegrova, mund të rikthehet në elitën e futbollit francez, ku sipas mediumit italian “Mediafoot”, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Olympique Marseille.Klubi francez që ishte afër Zhegrovës në verë, po planifikon ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.Raportohet se drejtuesit e klubit nga Ligue 1 janë duke monitoruar disa opsione në treg, ndërsa situata e Zhegrovës vlerësohet si një rast i favorshëm. “Marseille po përgatit riorganizim në sulm dhe po ndjek me vëmendje zhvillimet që lidhen me lojtarë nga Serie A. Rasti i Zhegrovës është ndër më të rëndësishmit”, shkruan “Mediafoot”. Blerja e Edon Zhegrovës dhe një…

Read More

Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, pasditën e së martës. Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë informacione të mëtejshme nëse situata ndryshon.

Read More

Suzana Joshevska-Anastasovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor, iu përgjigj në rrjetet sociale ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, i cili kërkoi përgjegjësi për arrestin shtëpiak të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.”Gjyqtari nuk duhet të vendosë masë paraburgimi nëse ka propozim nga një prokuror për arrest shtëpiak. Nuk ka nevojë për një seancë urgjente të Këshillit Gjyqësor për të diskutuar një rregull themelor në procedurën penale”, shkroi Joshevska-Anastasovska.Më parë, Filkov i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që të thërrasin urgjentisht seanca për këtë rast.“Përgjegjësia për vendimin për të vendosur një person në arrest shtëpiak duhet të gjendet me emër dhe mbiemër./Telegrafi/

Read More

Diskutimet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë të ndalur, sidomos pas largimit të Benitës, një nga konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni.Së fundmi, një bisedë e tensionuar është zhvilluar mes Elijona Binakaj dhe Ludo Lee, ku në qendër të debatit ishte pikërisht eliminimi i Benita Zena.Elijona nuk i kurseu akuzat ndaj Ludos, duke i thënë se ai i kishte “zënë vendin” Benitës në finale dhe se, sipas saj, ndikimi i tij kishte ndikuar që publiku ta nxirrte jashtë.“T’ka ik vegla, e ke qitë jasht qikën, ja ke nxan vendin e finales, e ke penalizu qiken.…

Read More

Kampe paraushtarake, përhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh në Evropë, ndjekje e aktivistëve opozitarë rusë dhe strehim për diplomatët e dëbuar rusë.Këto janë disa nga aferat që e lidhin Rusinë me Serbinë.Autoritetet serbe, të cilat ruajnë lidhje miqësore me Kremlinin, deri më sot nuk kanë zbardhur asnjë prej tyre.“Etiketimi i strukturave ruse si frymëzuese ose organizatore do të nënkuptonte një ashpërsim të hapur të marrëdhënieve me Rusinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Maja Bjellosh nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë.Beogradi mbështetet te Moska, jo vetëm për shkak të kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe…

Read More

Nga një qytet i vogël në veri të Norvegjisë, larg qendrave tradicionale të futbollit evropian, FK Bodø/Glimt është shndërruar në një fenomen kontinental. Pas arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Evropës sezonin e kaluar, skuadra arktike po mahnit edhe në ligën e Kampionëve, ku ka mposhtur Manchester City dhe Atlético Madrid, ka barazuar me Tottenham Hotspur FC e Borussia Dortmund dhe ka befasuar Evropën me fitoren ndaj Interit me rezultat 1-0 në play-off. Pas këtij transformimi qëndrojnë tre figura që kanë ndërtuar një kulturë të rrallë në futbollin modern.Kjetil Knutsen – trajneri që nuk bën kompromis me idenë Kjetil Knutsen…

Read More