Sipas një artikulli në një gazetë italiane “La gazetta dello sport”, AC Milan vazhdon të ëndërrojë për transferimin e Virgil van Dijk, të cilit po i afrohet skadimi i kontrates me Liverpoolin. Ai është një nga lojtarët e “preferuar” të Gerry Cardinale-s dhe Zlatan Ibrahimovic-it.
Megjithatë, një transferim i tillë do të kërkonte si parakusht rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe një skuadër të aftë për të luftuar për titullin. Të interesuara për mbrojtësin holandez janë gjithashtu edhe disa klube turke si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Trabzonspor-i./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

