KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Elmi Aziri: 80 të punësuar në Spitalin e Kumanovës dhe asnjë shqiptar

Elmi Aziri: 80 të punësuar në Spitalin e Kumanovës dhe asnjë shqiptar

Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë punësuar 80 persona, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptar.

Ai shkruan se “kjo nuk është thjesht statistikë punësimi, por është dëshmi shqetësuese e mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në një institucion publik”.

“Kumanova është qytet multietnik, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e strukturës demografike, shoqërore dhe ekonomike. Është e papranueshme që një institucion publik, i cili u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim, të mos reflektojë këtë realitet në strukturën e të punësuarve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj, as favor politik dhe aq më pak çështje e vullnetit të drejtuesve të institucioneve. Ai është parim kushtetues dhe detyrim institucional”.

“Prandaj, shtrohen disa pyetje legjitime: Si është e mundur që nga 80 punësime të mos ketë asnjë shqiptar? Cilat kanë qenë kriteret dhe procedurat e punësimit? A është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat? Kush mban përgjegjësi për këtë gjendje?”.

“Qytetarët shqiptarë nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë barazi, dinjitet dhe mundësi të barabarta. Institucionet publike nuk janë pronë e askujt. Ato janë institucione të të gjithë qytetarëve. Heshtja përballë një situate të tillë nuk është zgjidhje. Kërkohet transparencë, përgjegjësi institucionale dhe veprim konkret për të korrigjuar këtë disproporcion. Barazia nuk matet me deklarata politike, por me përfaqësimin real në institucione”, ka shkruar Aziri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.