Author: korrektpress

Ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit të ri i takon tërësisht Lëvizja Vetëvendosje, si partia që udhëheq me qeverinë.I ftuar në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini, Mustafa u shpreh se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte “gabim i madh”. Sipas tij, me shumicën parlamentare që ka Vetëvendosje, të gjitha angazhimet institucionale dhe çështja e presidentit varen nga kjo parti.Ai theksoi se mundësia për të vazhduar mandatin e Vjosa Osmani mbetet opsion, por vendimi përfundimtar, sipas tij, është në duart e kryeministrit Albin Kurti.Mustafa komentoi edhe deklarimet e Murat…

Read More

Banorja e eliminuar në gjysmëfinale, Benita Zena, është ngjitur sonte në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4 në Klan Arena, duke surprizuar publikun me performancën e këngës së saj “Bugatti”.Kënga në fjalë ishte bërë një prej momenteve më të komentuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend. “Bugatti” u kthye në meme në rrjetet sociale, me fragmente që qarkulluan gjerësisht dhe u përdorën në forma humoristike nga fansat e spektaklit.Megjithatë, sonte në finale, Benita solli një version krejt tjetër të këngës. Ajo u shfaq me një performancë të kuruar, me prezencë skenike më…

Read More

Kjo specie e rrallë dhe e rrezikuar është e përfshirë në Listën e Kuqe Shqiptare, si edhe në disa konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e faunës së egër.Prej kohësh, prania e saj është vërejtur herë pas here në ujërat pranë Karaburunit, duke dhënë shpresë se nuk është thjesht kalimtare, por mund të jetë bërë banore e përhershme e zonës.Sot ajo është parë sërish në afërsi të gadishullit të Karaburunit nga peshkatarë të Radhimës, teksa ushqehej me një oktapod.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin institucional ndërmjet dy vendeve.Sali theksoi rolin aktiv dhe konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë jo vetëm shtete fqinje dhe miqësore, por edhe vende me aspirata të përbashkëta për integrimin europian dhe bashkëpunimin strategjik.”Në takimin me Presidentin Bajram Begaj diskutuam mbi situatën aktuale…

Read More

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 nuk po sjell vetëm emocione nga gara, por edhe momente të forta mode në tapetin e kuq të Klan Arenës.Opinionistet e këtij edicioni, këngëtarja Leonora Jakupi dhe aktorja Olta Gixhari, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante dhe të kuruar në detaje, duke shkëlqyer me krijime të stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.Leonora Jakupi u shfaq me një fustan glamuroz, me prerje që theksonte linjat dhe detaje luksoze, duke ruajtur stilin e saj të sofistikuar që e ka karakterizuar gjatë gjithë sezonit si opinioniste.Ndërkohë, Olta Gixhari zgjodhi një paraqitje po…

Read More

Shoferët në një autostradë në shkretëtirën e Saharasë Perëndimore u zunë në pritë nga një pengesë e papritur: një tufë e madhe karkalecash që kishin pushtuar rrugën. Videoja e kapur tregon veturat që kalojnë përmes karkalecave , të cilët duken si mijëra duke u hedhur mbi veturat që kalojnë dhe ndonjëherë madje duke penguar pamjen. Sipas mediave të ndryshme, zyrtarët në Lanzarote dhe Tenerife po theksojnë se insektet nuk përbëjnë ende një kërcënim të drejtpërdrejtë për publikun, megjithëse pranojnë potencialin për dëme serioze bujqësore.Drivers crossing the Sahara encountered massive swarms of locusts slamming into their cars.“We went through a few…

Read More

Pas 27 vitesh pritje, janë rivarrosur tre martirë, mbetjet e të cilëve u identifikuan ditë më parë. Masar Dushi dhe Bali Gashi ishin vetëm 23-vjeç kur ishin parë për herë të fundit ndërsa Fadil Elezi, 37. Një qytet i tërë bëri homazhe, ndërsa institucionet e Kosovës theksuan përkushtimin për të vazhduar kërkimin e mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës.Pas 27-vjetësh pritje në ankth për të ditur fatin e të dashurve të tyre, tri familje nga Klina një ditë më parë e morën një përgjigje.Masar Dushit, Bali Gashit dhe Fadil Elezit iu identifikuan mbetjet mortore për t’u rivarrosur sot, në…

Read More

Fortuna Dusseldorfi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Bochumit në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga 2.Kjo ishte fitorja e parë e Dusseldorfit pas tri ndeshjeve radhazi pa rezultat pozitiv dhe kjo ndërperje e ecurisë negative erdhi falë paraqitjes spektakolare të Florent Muslijës.Ylli kosovar që u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 20-të u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga Sofascore duke u vlerësuar me notën 8.8, pas golit të realizuar dhe paraqitjes së tij të përgjithshme.Për 76 minuta të luajtura, ai pati një driblim të kompletuar, dy pasime kyçe, dy shanse të mëdha për gol…

Read More

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 në Klan Arena ka mbledhur jo vetëm finalistët, por edhe ish-banorët që kanë qenë pjesë e këtij edicioni, duke i dhënë mbrëmjes një dimension edhe më emocional.Të eliminuarit janë parë në ambientet e arenës, duke përshëndetur publikun dhe duke ndarë momente me njëri-tjetrin para nisjes së spektaklit përmbyllës.Mes tyre ka spikatur veçanërisht prezenca e ish-banores shumë të përfolur, Alba Pollozhani, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi kishte trazuar ujërat me dinamikat dhe debatet e forta. Ajo ishte tërhequr vullnetarisht nga gara pasi kishte deklaruar se do të mbulohej, ndërsa…

Read More

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur zyrtarisht, duke shënuar mbrëmjen përmbyllëse të një edicioni që zgjati mbi 100 ditë dhe prodhoi një nga sezonet më të komentuara deri më tani.Spektakli ka hapur siparin me një atmosferë festive në studio, nën praninë e publikut dhe me hyrjen madhështore të moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Emocionet janë të dukshme, ndërsa gara tashmë ka hyrë në fazën vendimtare.Në këtë finale po garojnë Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit të katërt dhe…

Read More