- Besnik Berisha në krye të KPM-së, Drita Morina nënkryetare
- Besnik Berisha në krye të KPM-së, Drita Morina nënkryetare
- Devijime në orë dhe datë, tërhiqen disa njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj
- Meriton Korenica kërkohet nga rivali i Cluj në elitën e futbollit rumun
- ASH: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm për shqiptarët nga VLEN-i
- Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA në Evropë
- Nga dashuria te paratë: Merkuri në Dem sjell biseda që mund të ndryshojnë shumëçka
- “Si mund të martohesh me një miliarder dhe prapë të dukesh sikur je nga Temu?” – pamja e jashtme e Lauren Sanchez po kritikohet nga fansat pas ‘Met Gala 2026’
Author: korrektpress
Sëmundja lia e dhenve dhe dhive është konfirmuar në katër ferma, njoftuan nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).Ata bëjnë të ditur se për herë të parë sëmundja është evidentuar para një muaji në një fermë në fshatin Llopatë të Kumanovës, kur Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup konfirmoi praninë e virusit të lisë tek delet dhe dhitë.Deri më tani, sëmundja është konfirmuar në katër ferma. Në vatrën e parë primare janë therur dhe asgjësuar në mënyrë të sigurt 65 dele. Në dy vatrat e tjera janë asgjësuar gjithsej 61 dele.Agjencia ka ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes dhe vendosjen…
Një dron i neutralizuar të mërkurën shumë afër aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle gjatë një ndalese në Malmo mund të jetë me origjinë ruse, ka deklaruar Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.Sipas tij, “një anije ushtarake ruse ndodhej në afërsi të menjëhershme në kohën e incidentit”.Kjo anije e dyshuar vazhdoi rrugën e saj drejt Detit Baltik. Incidenti ndodhi në Ngushticën e Oresundit , rreth 13 kilometra nga anija, e cila ishte ankoruar përpara se të bashkohej me stërvitjet e NATO-s në Detin Baltik.Edhe pse sistemet e radarëve të aeroplanmbajtëses nuk e kishin parë, një anije e marinës suedeze e dalloi…
Almir Kryeziu është një ndër arsyet që Ballkani këtë edicion po lufton për titullin kampion, falë formës së jashtëzakonshme që po kalon.Me nëntë gola e 10 asistime, Kryeziu është lojtari më i dalluar te skuadra suharekase, kurse objektivi mbetet i qartë – të rikthehet epiteti i kampionit.Në një intervistë për Telegrafi, Kryeziu ka veçuar paraqitjet me Dritën dhe Prishtinën e Re si më të mirat deri më tani.“Po është e vërtetë po kaloj një moment shumë të mirë, shpresoj të vazhdoj kështu dhe t’i ndihmoj ekipit. T’i arrijmë objektivat si titulli kampion por edhe kupa gjithashtu”.“Ndoshta me Dritën ku dhashë…
Finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova janë bërë gati për natën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi mbi 100-ditor, duke u shfaqur në super formë dhe me paraqitje që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.Hygerta Sako, Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj dhe Ludo Lee kanë zgjedhur veshje tejet të veçanta për finalen, duke reflektuar stilin dhe personalitetin e secilit prej tyre. Eleganca, detajet e kuruara dhe kombinimet e guximshme kanë dominuar në paraqitjet e pesëshes, që sonte garon për çmimin e madh.Pak para nisjes së spektaklit live, finalistët realizuan edhe një sfilatë brenda shtëpisë, duke…
Kombëtarja e Kosovës në basketboll u mposht nga Sllovakia me rezultat 89:78 në parakualifikimet për Eurobasket 2029 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.Ndeshja nisi në favor të Kosovës, e cila fitoi çerekun e parë 27:18, por Sllovakia reagoi fuqishëm në çerekun e dytë, duke fituar atë me një diferencë prej 15 pikësh dhe duke marrë kontrollin e lojës. Kjo ishte përballja e tretë mes dy ekipeve dhe përsëri përfundoi me fitore për Sllovakinë, e cila vazhdon të jetë favorite e Grupit C. Të dy ekipet kishin regjistruar fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjet e mëparshme të grupit në nëntor.Kosova ishte pa…
Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit në shërbim të Agjencisë Inteligjente Serbe (BIA). Bazuar në aktakuzat e ngritura, të akuzuarit për shërbimet të ndryshme janë paguar me qindra euro mujore, si dhe janë pajisur me mjetet komunikimi për të kryer aktivitetet e tyre.Përgjatë vitit 2025, për spiunazh janë arrestuar 4 persona, të cilët ndodhen në paraburgim. Po të njëjtin vit, prokuroria ngriti 4 aktakuza ndaj 5 personave të tjerë, për spiunazh, ndërkohë që në fundvit, u ngrit edhe një aktakuzë tjetër po për spiunazh.Të dhënat…
Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi një “marrje miqësore” të mundshme të Kubës, duke shtuar se vendi është në “telashe të mëdha” ekonomikisht.“Ata nuk kanë para. Ata nuk kanë asgjë tani për tani”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Ndoshta do të kemi një pushtim miqësor të Kubës”, shtoi ai.Presidenti deklaroi se Shtëpia e Bardhë ka qenë në diskutime me qeverinë kubane në lidhje me të ardhmen e kombit të Karaibeve.Komentet e tij vijnë pasi trupat kufitare kubaneze vranë katër kubanë nga SHBA-ja dhe plagosën gjashtë të tjerë gjatë një konfrontimi të mërkurën që autoritetet kubaneze e quajtën një…
Vinicius Junior ka shfaqur formë të jashtëzakonshme për Real Madrid gjatë javëve të fundit, por koha e tij në “Santiago Bernabeu” mund të po afron drejt fundit.Ai ndodhet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, dhe megjithëse janë planifikuar negociata për një marrëveshje të re gjatë verës, nuk ka asnjë garanci se palët do të arrijnë një akord.Real Madridi është i vendosur të sigurojë rinovimin e kontratës, edhe pse aktualisht nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Vinicius dhe përfaqësuesve të tij.Megjithatë, kërcënimet vijnë nga jashtë Bernabeut, me disa klube që shpresojnë të përfitojnë nga situata e 25-vjeçarit.…
Ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit të ri i takon tërësisht Lëvizja Vetëvendosje, si partia që udhëheq me qeverinë.I ftuar në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini, Mustafa u shpreh se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte “gabim i madh”. Sipas tij, me shumicën parlamentare që ka Vetëvendosje, të gjitha angazhimet institucionale dhe çështja e presidentit varen nga kjo parti.Ai theksoi se mundësia për të vazhduar mandatin e Vjosa Osmani mbetet opsion, por vendimi përfundimtar, sipas tij, është në duart e kryeministrit Albin Kurti.Mustafa komentoi edhe deklarimet e Murat…
Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë informojnë se nesër në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie, një regjim të veçantë trafiku dhe ndalim parkimi në disa rrugë me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tetovë.Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardin “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi pranë tregut me bulevardin “Bllagoja Toska”, në bulevardin “Bllagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshal Tito” deri te ndërtimi i Komunës së Tetovës, në rrugën “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët, në rrugën “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari