KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Elon Musk arrin një tjetër sukses historik, Starship kthehet në platformën e nisjes

Elon Musk arrin një tjetër sukses historik, Starship kthehet në platformën e nisjes

Kompania amerikane SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një arritje historike në industrinë hapësinore, duke realizuar me sukses për herë të parë rikuperimin e fazës së sipërme të një rakete orbitale konvencionale.

Sipas CNN, anija kozmike Starship u rikthye në mënyrë të sigurt në platformën e nisjes, pas një qëndrimi njëditor në orbitë.

Mjeti hapësinor u shfaq nga retë në përfundim të një manovre zbritjeje që përshkoi një pjesë të madhe të kontinentit, duke u pozicionuar me saktësi mes krahëve mekanikë të vendosur mbi platformën e nisjes, të njohur si “shkopinjtë” (chopstick arms).

Kjo teknologji mundëson kapjen dhe rikuperimin e mjetit hapësinor pa pasur nevojë për një ulje tradicionale, duke hapur perspektiva të reja për ripërdorimin e raketave dhe uljen e kostove të udhëtimeve në hapësirë.

Arritja konsiderohet një nga sukseset më të rëndësishme inxhinierike në historinë e eksplorimit hapësinor.  /atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.