- Konfirmohet, shtyhet vendimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Rubio: Përfundon operacioni ushtarak i nisur në shkurt kundër Iranit
- Deputeti Cekov tregon pse e braktisi ZNAM-in: Në fushatë premtuam gjëra tjera
- LDK në diskutime për Osmanin, Bajrami e Hoti nuk u panë në takim – ish-deputetja tregon arsyen
- “Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë
- Nëse ndiheni të “lodhur” mund të jetë kjo arsye shumë e thjeshtë
- Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake, 200 milionë lira turke për FSK-në
- Ëmbëlsirë e shpejtë me dredhëza: Freskuese, e lehtë dhe plot shije vere
Author: korrektpress
Dy gjigantë të Serie A po monitorojnë nga afër situatën e mesfushorit të Manchester United, Casemiro, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit 2025-26.Braziliani është në muajt e fundit të kontratës me klubin anglez dhe largimi i tij nga “Old Trafford” tashmë është konfirmuar.Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, si AC Milan ashtu edhe Juventus po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij.Raporti thekson se Milani mbetet i interesuar pavarësisht situatës së Luka Modric, i cili ka opsion për të zgjatur kontratën njëvjeçare në San Siro edhe për 12 muaj të tjerë. Modric dhe Casemiro kanë luajtur së…
Elijona Binakaj ka përmbyllur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4 duke zënë vendin e dytë në finalen e madhe të spektaklit, një arritje që ajo vetë e cilësoi si të paimagjinueshme para hyrjes në shtëpi.Mes emocionesh të forta dhe duartrokitjeve të publikut, Elijona mori në dorë çekun prej 10 mijë eurosh, çmim i rezervuar për finalisten e vendit të dytë. Ajo u shpreh e mbushur me krenari për rrugëtimin e saj dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën me votë gjatë këtyre muajve.“Vendin e dytë as që e kom mendu para se me hy. Jam shumë…
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.Pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se iranianët kanë nisur sulmet me raketa ndaj Tel Avivit, të njëjtën gjë po e konfirmon edhe Irani. Forca e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka bërë të ditur se ka nisur “valën e parë të sulmeve të gjera me raketa dhe dronë” kundër Izraelit, shkruan skynews. Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit – raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit Në një deklaratë, thuhet se këto sulme vijnë “si përgjigje ndaj agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut ndaj…
Trendi i çuditshëm i humbjes së peshës i bën njerëzit të përdorin film plastik si “kondon për gojën” kur hanë ushqim.Ka filluar të shfaqet në rrjetet sociale kineze një trend i ri viral i humbjes së peshës – dhe është mjaft i çuditshëm. Të rinjtë po vendosin film plastik (cling film) mbi gojën e tyre për të parandaluar që kaloritë të hyjnë në trup. Ata pastaj bëjnë sikur e përtypin ushqimin me forcë përmes plastikës, para se ta heqin ushqimin dhe ta hedhin atë në plehra. Ideja e këtij trendi është shumë e thjeshtë: plastika vepron si një lloj “prezervativi…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është hedhur mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë.Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 04:50. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hedh një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/
Barcelona mbetet optimiste për të siguruar një marrëveshje të përhershme për Marcus Rashford këtë verë, pavarësisht qëndrimit të fortë të Manchester United për opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh, sipas gazetarit Fabrizio Romano.Reprezentuesi anglez, i cili iu bashkua në huazim nga “Old Trafford” verën e kaluar, ka lënë përshtypje në Spanjë nën drejtimin e Hansi Flick, duke ndihmuar Barcelonën në mbrojtjen e titullit në La Liga.Romano raporton se marrëveshja është “pothuajse e përfunduar” nga ana e lojtarit, me Rashfordin të lumtur në Kataluni dhe klubin të kënaqur me ndikimin e tij. Megjithatë, Manchester United këmbëngul që tarifa prej 30…
Organizata ndërkombëtare për mbikëqyrjen e internetit, Netblocks, ka raportuar se Irani po përjeton një ndërprerje masive të lidhjes me internetin. Sipas të dhënave të rrjetit, lidhshmëria kombëtare në vend është ulur në vetëm 4 për qind, duke treguar një bllokim pothuajse të plotë të internetit. Trump konfirmon sulmet amerikane: Bombat tona do të bien kudo në Iran Në një postim në rrjetet sociale, Netblocks theksoi se ky bllokim i madh është duke ndodhur në një kohë kur Irani po përballet me tensione të larta rajonale. Sipas raportit, situata përkon me operacionet ushtarake të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.…
Edhe sot do të ketë një regjim të veçantë trafiku në zonën e Shkupit për shkak të vizitës së Presidentit të Shqipërisë në vend.”Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), zoti Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës, Njësia e Sigurisë së Trafikut Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.SPB Shkup u bën thirrje…
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në Obiliq, në termocentralin “Kosova B”, ku një punëtor është goditur nga një kamion.Rasti ka ndodhur në ora 10:09, ndërkaq sot Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje. “Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion, ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi…
Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion “për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”.“Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike”, deklaroi fillimisht kryeministri izraelit.“Për 47 vjet, regjimi i ajatollave ka thirrur ‘Vdekje Izraelit,’ ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi vrastar terrorist nuk duhet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari