Author: korrektpress

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, i quajtur “Operation Lion’s Roar” – me goditje raketore mbi objektiva në Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Sulmi është bashkëkoordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe përfshin objektiva ushtarake dhe infrastruktura kritike iraniane. Trump konfirmon sulmet amerikane: Bombat tona do të bien kudo në Iran Izraeli e paraqet këtë si sulm parandalues ndaj “kërcënimeve serioze” iraniane, përfshirë programin bërthamor dhe raketor.Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Izrael, për shkak të frikës së kundërpërgjigjeve dhe sulmeve raketore.Kundërpërgjigja e IranitIrani ka nisur sulme me raketa dhe dronë drejt Izraelit si kundërpërgjigje, duke…

Read More

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë atje që për shkak të situatës së përshkallëzuar të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.Ambasada ka vënë në dispozicion numrin e telefonit +971 547092109, për çdo nevojë që kanë shtetasit e Kosovës atje.Lexoni të plotë njoftimin: Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.Ambasada u bën thirrje…

Read More

Trajneri Pep Guardiola ka ndarë mendimet e tij për përballjen e ardhshme të Manchester City ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duke theksuar përvojën dhe cilësinë e kundërshtarit.City do të udhëtojë për në Madrid që ta zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, kurse një javë më vonë do t’i pres “Galaktikët” në “Etihad”.Pas shortit, Guardiola e ka pranuar se do të jetë vështirë por beson se City veçse do të bëhet më i fortë në këto përballje.“Nëse luan shpesh kundër klubeve elitare në Evropë — dhe askush nuk mund ta mohojë se Madridi…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.Në njoftimin për media thuhet se nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk…

Read More

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nisi me një çmim të madh prej 200 mijë eurosh, por në natën finale shuma që përfundoi në duart e fituesit ishte dukshëm më e ulët.Fituesi i këtij sezoni, Londrim Mekaj, pasi u shpall zyrtarisht triumfues i spektaklit, mori çekun me vlerë 124 mijë euro, shumë që përfaqëson shumën finale të mbetur nga fondi fillestar.Rënia drastike prej 76 mijë eurosh erdhi si pasojë e lojërave dhe sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, ku banorët, herë pas here, janë përballur me penalizime financiare. Në disa raste, për shkak të shkeljeve të rregullave apo dështimit…

Read More

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve maqedonas që ndodhen në territorin e këtij vendi që të monitorojnë me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente.Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të stabilizohet situata e sigurisë.Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi…

Read More

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.Ai tha se “aktivitetet kërcënuese” të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.”Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha lideri amerikan. Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit – raketat shihen teksa…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar.Rasti ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, në ora 02:25. “QKUK Reparti i Onkologjisë, Prishtinë 27.02.2026-02:25. Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur ndaj tre të…

Read More

Ambasada e Shqipërisë në Izrael u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.Ambasada shqiptare në një postim në Facebook ka dhënë edhe numrat emergjent për ata që kanë nevojë: +972549042813, +972544806601Lexoni të plotë postimin:Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase. Për…

Read More

Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit.Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ka raportime për shpërthime të shumta në këto vende, të cilat të gjitha kanë baza amerikane. Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit – raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit Irani kreu sulme raketore ndaj një baze amerikane në Bahrein, raportoi agjencia gjysmë‑zyrtare e lajmeve Fars, shkruan cnn.Ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vendin më të afërt të…

Read More