KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Frigoriferi i shtëpisë kthehet në “supermarket” droge, arrestohet në Bergamo të Italisë 23-vjeçari me origjinë shqiptare

Frigoriferi i shtëpisë kthehet në “supermarket” droge, arrestohet në Bergamo të Italisë 23-vjeçari me origjinë shqiptare

Një frigorifer i shndërruar në një vitrinë të vërtetë për shitjen e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia në Bergamo të Italisë. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, shtetas italian me origjinë shqiptare, të cilit iu gjetën rreth 15 kilogramë hashash dhe marihuanë.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, efektivët e policisë zbuluan një frigorifer ku lëndët narkotike ishin sistemuar në kavanoza të mbyllur hermetikisht, të ndara sipas llojeve dhe të pajisura me etiketa identifikuese. Organizimi i tyre krijonte pamjen e një supermarketi të vogël droge.

Përveç lëndëve narkotike, policia sekuestroi edhe një numër të konsiderueshëm vaporizatorësh për cigaret elektronike, që dyshohet se përdoreshin për konsumimin e ekstrakteve narkotike, si dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme.

Zbulimi u bë nga efektivët e Skuadrës së Lëvizshme të Bergamos, pas një hetimi për aktivitetin e dyshuar të shitjes së drogës, shkruan Ansa, transmeton Telegrafi.

23-vjeçari u arrestua më 10 nëntor, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Autoritetet gjyqësore kanë konfirmuar arrestimin dhe kanë vendosur ndaj të riut një masë kufizuese./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.