Për Edon Zhegrovën te Juventusi, mundësitë vazhdojnë të jenë të pakta, ndërsa raportime nga Italia bëjnë të ditur se tri klube të ndryshme janë të interesuara t’i ofrojnë atij një mundësi largimi, në prag të afatit kalimtar të janarit.
Zhegrova iu bashkua Juventusit në një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro, plus bonuse, në fund të dritares së transferimeve të verës së vitit 2025 megjithatë, pothuajse 15 muaj më vonë, ai ende nuk është shfaqur në formacionin titullar të “Bianconerëve”.
Problemet fizike e kufizuan atë në vetëm 19 paraqitje në kampionat sezonin e kaluar të gjitha si zëvendësues ndërsa edhe nëntë paraqitjet e tij në sezonin 2026-27 kanë qenë po ashtu si zëvendësues. 82 minutat që ai luajti gjatë barazimit 0-0 të Kosovës ndaj Izraelit të shtunën, përbëjnë kohëzgjatjen më të madhe që Edoni ka arritur të luajë në një ndeshje të vetme në më shumë se dy vjet.
Sipas raportit të së dielës nga TMW, të paktën tre klube të ndryshme janë të interesuara t’i ofrojnë Zhegrovës një mundësi largimi nga Juventusi. Klubi i Ligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad, thuhet se kishte shfaqur interes në fund të afatit kalimtar të verës dhe vazhdon të jetë i interesuar pas dëmtimit të anësorit të ri, Roger Fernandes.
Ka opsione edhe në Evropë, pasi si Monaco në Ligue 1, ashtu edhe Besiktasi në Superligën Turke, thuhet gjithashtu se janë të interesuar./IndeksOnline/

