KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I dënuar për drogë në Britani, shqiptari kundërshton dëbimin: Partnerja ime ka probleme të shëndetit mendor

I dënuar për drogë në Britani, shqiptari kundërshton dëbimin: Partnerja ime ka probleme të shëndetit mendor

Një shqiptar i dënuar për drogë në Britaninë e Madhe ka tentuar të shmangë dëbimin drejt Shqipërisë, duke argumentuar se e dashura e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për mbështetjen e tij. Por gjykata britanike nuk e ka pranuar këtë argument, duke vlerësuar se çifti mund të jetojë së bashku në Shqipëri ose ta vazhdojë lidhjen në distancë.

Eugert Pulaj, 37 vjeç, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani në vitin 2019, u dënua në qershor 2024 me dy vite e katër muaj burg, pasi policia e Londrës e kapi me 24 qese kokainë. Ai u shpall fajtor për posedim droge të klasit A me qëllim shpërndarjen.

Sipas medias britanike “GB News”, Pulaj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Brendshme për dëbimin e tij, duke pretenduar se largimi nga Britania do të kishte pasoja tepër të rënda për të dashurën e tij rumune, e cila ka status të rregullt qëndrimi.

Çifti argumentoi se ishin emocionalisht të varur nga njëri-tjetri dhe se shqiptari e ndihmonte partneren të përballonte çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ankthin dhe depresionin.

Avokatët e Pulajt pretenduan se prania e tij ishte aq e rëndësishme për mirëqenien mendore të partneres, sa telefonatat apo mesazhet nuk mund ta zëvendësonin.

Megjithatë, në shtator, gjykata e rrëzoi kërkesën. Gjyqtari pranoi se lidhja e çiftit ishte e vërtetë dhe se Pulaj i ofronte mbështetje partneres, por theksoi interesin publik për dëbimin e tij, duke marrë parasysh hyrjen e paligjshme në Britani, dënimin për drogë dhe një tjetër shkelje të kryer gjatë periudhës së lirimit me kusht.

Gjykata vlerësoi se e dashura mund ta shoqëronte Pulajn në Shqipëri, ku ai kishte një banesë familjare, ose të qëndronte në Britani dhe ta ruante lidhjen përmes vizitave dhe komunikimit me video.

Pas këtij vendimi, 37-vjeçari paraqiti një tjetër apel, duke pretenduar se gjykata nuk kishte marrë mjaftueshëm parasysh gjendjen shëndetësore të partneres dhe varësinë e saj emocionale ndaj tij. Avokati i tij argumentoi gjithashtu se nuk ishte vlerësuar siç duhej fakti që Pulaj konsiderohej me rrezik të ulët për të kryer sërish vepra penale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.