Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Kasami bëri të ditur se bashkë me Izet Mexhitin, Kurtin e njoftuan për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton IndeksOnline.
“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti. Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar ai.
Bëhet e ditur se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastukturore që lidhin dy shtetet.
“Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar i pari i Tetovës.

