- Atletico Madridi vendos si objektiva dy sulmuesit e Ligës Premier
- Transformimi i Dolces me flokë të kuqe përmes AI mahnit ndjekësit
- Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni, të moshës 12 deri në 17 vjeç, janë ekspozuar ndaj abuzimit seksual në botën digjitale
- Deputetët tentojnë të hyjnë në Qeveri, Musliu i reagon Policisë: Ligji është mbi politikën
- Ndarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM
- QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar
- KRU Hidroregjioni Jugor paralajmëron për turbullirë të ujit në Dragash, mos e përdorni për pije deri në një njoftim të ri
- Tenderi për urën në Veternik, ndahen 10 milionë euro për mbikalimin – nënkalimin dhe lidhjet rrugore
Author: korrektpress
Kuvendi Komunal i Istogut ka miratuar raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, ndërsa bujku Nazmi Blakaj ka kërkuar që ky vendim të pasohet me kompensim konkret nga Qeveria e Kosovës, raporton Telegrafi.Blakaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Komisionin dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për angazhimin në vlerësimin e dëmeve.“Një falënderim i veçantë për Komisionin dhe për të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale për punën, angazhimin dhe mbështetjen ndaj fermerëve”, ka shkruar Blakaj.Megjithatë, ai ka thënë se tani përgjegjësia për kompensimin e dëmeve mbetet te Qeveria e Kosovës.“Tash topi mbetet te Qeveria e Kosovës…
Disa njerëz thjesht e dinë kur të heshtin. Ata nuk zbulojnë informacionin konfidencial të të tjerëve, nuk kërkojnë vëmendje duke ritreguar historitë e të tjerëve dhe e dinë sa e rëndësishme është të ruhet besimi. Sipas karakteristikave astrologjike, këto tre shenja dallohen veçanërisht nga diskrecioni.AkrepiAkrepët njihen për faktin se nuk i zbulojnë lehtë mendimet dhe ndjenjat e tyre, kështu që i marrin sekretet e të tjerëve po aq seriozisht. Kur dikush u rrëfen diçka, informacioni zakonisht mbetet me ta. Ata e vlerësojnë besimin dhe nuk u pëlqen kur çështjet private bëhen temë bisede me të tjerët.BricjapiBricjapët janë përgjegjës, seriozë dhe…
Kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, njoftojnë nga QMK.Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren. Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në…
Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi situata e mesfushorit holandez në klub është bërë gjithnjë e më e komplikuar.Sipas “Diario Sport”, De Jong mund të marrë një ofertë konkrete për transferim në fazën e fundit të merkatos, ndërsa Juventusi është një prej klubeve që po monitoron situatën e tij.Ardhja e Rodrit nga Manchester City ka ndryshuar ndjeshëm hierarkinë në mesfushën e Barcelonës. Me spanjollin që pritet të ketë një rol të rëndësishëm, De Jong mund të përballet me konkurrencë të madhe për një vend titullari.29-vjeçari aktualisht po rikuperohet nga një…
Shoqata Bjeshkatare “Rrasa e Zogut” u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve që frekuentojnë Bjeshkët e Junikut që mbeturinat t’i hedhin brenda kontejnerëve dhe jo pranë tyre.Në një postim në rrjetin social Facebook, shoqata ka shprehur shqetësimin për hedhjen e mbeturinave në tokë, edhe në rastet kur në kontejnerë ka hapësirë të mjaftueshme.“Mesazhi ynë është ta mbrojmë natyrën, sepse është e jona, e të gjithë neve”, thuhet në apelin e shoqatës.Shoqata ka falënderuar kryepunëtorin e kompanisë, Isat Qestaj, si dhe personat e tjerë që kanë kontribuar në pastrimin e hapësirës përreth kontejnerëve.Nga “Rrasa e Zogut” kanë bërë thirrje për bashkëpunim…
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit për instalimin e ujësjellësit “Gjakova III”.Punimet përfshijnë kyçjet sekondare, të cilat po zhvendosen nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa OD315 dhe OD63 milimetra.Për shkak të ndërhyrjeve, nga ora 12:00 deri në 16:00 pa furnizim me ujë do të mbesin Osek Hila dhe Skivjani.Nga KRU “Gjakova” kanë bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe po bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në rrjet.Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Argys Kalsin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan.Para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, është shprehur i dyshuari. Sipas tij, pasi festonte i hidhte poshtë, duke pretenduar se një prej maskave të gjetura nga policia mund të jetë e tillë. /a2cnn/
Zyrtarët doganorë, gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje në pikë kalimin kufitar Kullë, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i Republikës së Kosovës.Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin. “Ai nuk ka deklaruar ndonjë mall. Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit. Gjatë kontrollit është gjetur një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper, për të cilën nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse”, thuhet…
Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur në një nivel rekord prej 40 trilionë dollarësh, duke tejkaluar dyfishimin e saj brenda një dekade, sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Thesarit.Rritja pasqyron vite të tëra shpenzimesh të larta gjatë administratave të Donald Trump dhe Joe Biden, si edhe rritjen e pagesave për interesat, të cilat vazhdimisht i janë shtuar borxhit total. Në vitin 2016, borxhi kombëtar ishte pak më pak se 20 trilionë dollarë. Zyra e Buxhetit të Kongresit (CBO) ka parashikuar se borxhi total do të arrinte në 39.6 trilionë dollarë deri në fund të vitit fiskal 2026.Rritja më e…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Brezovicë, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.Rasti është regjistruar më 19 gusht 2026, rreth orës 23:30, pasi njësitet policore të Stacionit Policor në Shtërpcë kanë pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kontrollit të një 27-vjeçari kosovar, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.Për shkak të dyshimeve se personi mund të posedonte edhe substanca të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari