KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Debutim horror për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin me rezultat 4-0

Debutim horror për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin me rezultat 4-0

Mauricio Pochettino e nisi në mënyrën më të keqe aventurën e tij në stolin e Manchester Unitedit.

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit argjentinas, “Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 nga Liverpooli në “Anfield”, në kuadër të Premierligës.

Gjithçka shkoi keq që në minutën e tetë, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Alexander Isakut, i cili po shkonte drejt portës.

Liverpooli shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike, duke realizuar dy gola të shpejtë me Dominik Szoboszlain (10’) dhe Florian Wirtzin (13’).

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan dominimin. Talenti 18-vjeçar Rio Ngumoha realizoi golin e tretë në minutën e 66-të, ndërsa Victor Munoz vulosi fitoren e thellë me golin e katërt.

Kështu, debutimi i Pochettinos në një prej rivaliteteve më të mëdha të futbollit anglez u shndërrua në një makth të vërtetë, ndërsa Manchester Unitedi mori një tjetër goditje të rëndë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.