Author: korrektpress

Me zgjedhjen e duhur të ngjyrave dhe modeleve, tapetat mund të transformojnë plotësisht hapësirën dhe ta bëjnë më të ndriçuar e më të ngrohtë.Tapetat janë rikthyer prej disa vitesh në qendër të vëmendjes së dizajnit të brendshëm dhe sot konsiderohen një nga trendet më të njohura në dekorimin e shtëpisë. Arsyeja është e thjeshtë: tapeta nuk është vetëm dekor për murin, por edhe një mënyrë praktike për të ndryshuar perceptimin e hapësirës.Me zgjedhjen e duhur, tapetat mund të transformojnë një apartament të vogël, një korridor të ngushtë apo një dhomë të ftohtë në një ambient më të ngrohtë dhe më…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 36-vjeçar, shtetas të Kosovës në Fushë Krujë, i cili ishte i dënuar për narkotikë dhe kërkohej nga autoritetet e Kosovës.Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.“Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt…

Read More

Festa tradicionale e Dita e Verës në Shqipëri sjellë atmosferë festive, ngjyra pranvere dhe aktivitete në disa qytete të vendit.Festa simbolizon ndërrimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, ndërsa përgatiten gatime tradicionale, ku në çdo familje nuk mungon ëmbëlsira karakteristike, Ballokume.E në këtë ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga Elbasani. Ai po ashtu ka publikuar fotografi që shënojnë aktivitetet e kësaj dite.

Read More

Në portin e rëndësishëm të naftës Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shpërthyer një zjarr pas një sulmi me dron. Autoritetet njoftuan se mbrojtja kundërajrore e ka interceptuar mjetin fluturues, ndërsa pjesë të tij kanë rënë në zonën e portit.Zyra e qeverisë së emiratit Fujairah njoftoi se mbrojtja civile lokale po punon për shuarjen e zjarrit që shpërtheu për shkak të “rënies së mbetjeve pas interceptimit të suksesshëm të dronit nga mbrojtja kundërajrore”. Autoritetet thonë se në incident nuk ka pasur të lënduar.Bloomberg raportoi më herët se pas sulmit me dron dhe shpërthimit të zjarrit, një pjesë e operacioneve…

Read More

Legjenda e tenisit botëror, Serena Williams, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet socialeIsh-numri një i botës publikoi një përmbledhje fotografish tërheqëse në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet me një figurë dukshëm më të hollë pas humbjes së rreth 15 kilogramëve.Serena, e cila prej vitesh konsiderohet një nga sportistet më të mëdha në historinë e tenisit, duket se është më e kënaqur se kurrë me pamjen e saj. Pas ndryshimeve të dukshme në peshë, ajo vazhdon të intrigojë fansat dhe mediat me paraqitjet e saj publike dhe fotografitë që ndan nga…

Read More

Policia ka arrestuar një adoleshent 15-vjeçar pasi dyshohet se ka kërcënuar se do të vendoste bomba dhe do të sulmonte një shkollë të mesme në Tetovë.Policia kreu bastisje në shtëpinë e familjes, ku gjeti objekte të dyshimta, si armë dhe municione. Policia shton se prindi i fëmijës në fjalë, armët i kishte me leje.“Më 13.03.2026 rreth orës 13:55, policia e Tetovës, duke vepruar mbi bazën e një urdhër-arresti gjyqësor, kreu kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.M. (44) nga fshati Xhepçishtë. Gjatë kontrollit janë gjetur objekte të cilat dyshohet se lidhen me vepër penale. Gjatë bastisjeve të pranishëm ishin…

Read More

Gjilani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Gjilanasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.Ekipi i Debatik Currit ka hyrë në një seri të mirë prej tri fitoreve radhazi dhe synon të katërtën para tifozëve të vetë, pasi do të ngjitej edhe më tutje në tabelë dhe mund të bëhej edhe një rival për titull këtë edicion.Në anën tjetër, ekipi i Tomas Brdaric nuk di për fitore në pranverë, por do të tentojë…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se edhe në muajin e fundit është rritur inflacioni në vend, gjersa po i gërryen të ardhurat familjare.Deputeti Hoti në një postim në Facebook shkruan se ekonomisë i mungojnë qindra miliona euro, ngase shpenzimet kapitale nga ana e shtetit mungojnë dhe kjo sipas tij, pasi projektet madhore infrastrukturore, ku shpenzohen shuma të mëdha me ndikim zinxhiror në ekonomi, kanë ngecur ose nuk kanë nisur fare.Lexoni të plotë postimin e tij:Inflacioni po i gërryen të ardhurat e familjeve. Edhe në muajin e fundit është rritur. 2. Çmimet e derivateve janë…

Read More

Platforma e transmetimit Hulu ka publikuar trailerin zyrtar për vazhdimin e ardhshëm të serialit “Malcolm in the Middle”, premiera e të cilit është planifikuar të dalë më 10 prill.Pas njoftimit paraprak të publikuar në dhjetor 2025, pasoi një trailer, i cili na prezanton me anekdota të reja të familjes së Malcolm. Skena e parë tërhoqi menjëherë vëmendjen sepse në të Hal (Bryan Cranston) shfaqet plotësisht lakuriq.Seriali me katër episode, i titulluar “Malcolm in the Middle: Life’s Still Unfair”, do të shënojë rikthimin e pothuajse të gjithë anëtarëve kryesorë të kastit origjinal.Në serialin e ripërtërirë luajnë Frankie Muniz si Malcolm, Jane…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Zubin Potok për kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.Rasti ka ndodhur të premten.“Velji Breg, Zubin Potok 13.03.2026-01:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit i ka shkuar te shtëpia e tij dhe duke e kanosur me sëpatë dhe i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë”, thuhet në raport.I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More