Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një gruaje, transmeton IndeksOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 17:30, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 17 nëntor.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, është intervistuar nga organet e rendit lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
/IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

