KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna apo substanca të tjera

Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna apo substanca të tjera

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna apo substanca të tjera të dyshuara.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 nëntor 2026, rreth orës 08:15, në Kamenicë.

Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo gjatë qëndrimit në këtë institucion shëndetësor është raportuar se ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.