Një person është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet se ka refuzuar t’ia japë dokumentet identifikuese patrullës policore.
Rasti ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari kishte kundërmuar alkool.
Pas përfundimit të procedurave të parapara, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dragash / 17.11.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka refuzuar tu jepte dokumentet identifikuese patrullës policore. I dyshuari është sjellë në stacion dhe i njëjti ka kundërmuar alkool. Pas përfundimit te procedurave te parapara per këto raste, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

