Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të kësaj gjykate, Zharko Stojanviq, i cili është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Sipas njoftimit të gjykatës, sulmi ka ndodhur pasditen e 17 nëntorit, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Gjykata e ka cilësuar këtë lloj sulmi ndaj zyrtarëve si të papranueshëm dhe të patolerueshëm, duke shprehur mbështetje për zyrtarin e saj, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, kjo gjykatë ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë../Klankosova.tv.
Burimi: klankosova.tv ↗

