KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ali Ahmeti, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Procesi nuk përfundon këtu, beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit

Ali Ahmeti, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Procesi nuk përfundon këtu, beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Ahmeti ka bërë thirrje për maturi dhe unitet, duke theksuar se nuk duhet të lejohet krijimi i tensioneve, përçarjeve apo njollosja e luftës së UÇK-së.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka rikujtuar pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, duke thënë se ato nuk u shndërruan në akuza në këtë proces.
Ahmeti ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, Gjykata Speciale i ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, ndërsa ka përmendur edhe konstatimin se UÇK-ja kishte si objektiv pavarësinë e Kosovës.

“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, ka deklaruar ai.

Në fund, Ahmeti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe se, sipas tij, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.
“Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.