Alba dhe Labi kanë zhvilluar një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke komentuar hyrjen e Xhenetës, e cila duket se ka ngjallur reagime të shumta mes banorëve.
Gjatë diskutimit, ishte Alba ajo që hodhi dyshime për mënyrën se si Xheneta është sjellë menjëherë pas hyrjes në shtëpi, duke e interpretuar këtë si një formë komunikimi të nënkuptuar ndaj disa banorëve.
“U ka bërë buzëqeshje, si mesazhe indirekte Londrimit, Elijonës”, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se sjellja e Xhenetës mund të ketë pasur prapavijë ose qëllim të caktuar.
Këto komente nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, i cili po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe dinamikat e reja brenda shtëpisë, pas hyrjes së banorëve të rinj. /Telegrafii/