Komuna e Mitrovicës ka njoftuar fermerët se është hapur afati për aplikim për lidhjen e kontratave për ujitje për sezonin 2026, në kuadër të projektit për ujitjen e kulturave bujqësore që zbatohet në bashkëpunim me N.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A.
Sipas thirrjes publike, periudha e aplikimit nis më 26 maj 2026, ndërsa aplikimi dhe lidhja e kontratave realizohen në Njësinë Punese të “Ibër-Lepenc” në Vushtrri.
Në njoftim theksohet se procesi i ujitjes duhet të realizohet edhe në terren, duke dëshmuar se parcela apo kultura bujqësore është në shfrytëzim dhe do të ujitet gjatë sezonit.
Për aplikim, fermerët duhet të dorëzojnë:
- kopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, patentë shoferi ose pasaportë);
- numrin kadastral të parcelës që do të përfshihet në sistemin e ujitjes.
Në thirrje bëhet e ditur se të drejtë aplikimi kanë fermerët banorë të Komunës së Mitrovicës, parcelat e të cilëve ndodhen brenda territorit të kësaj komune dhe janë të përfshira në sistemin e ujitjes.
Për informata shtesë, fermerët mund të kontaktojnë zyrtarin përgjegjës në Njësinë Punese të Vushtrrisë në N.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A., përmes numrave: +383 45 990 090, +383 46 231 226, +383 28 515 888 ose në e-mail: behar.mjeku@iber-lepenc.org. /Telegrafi/
