KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Mitrovicë hap thirrje publike për financim të sportit, 170 mijë euro mbështetje

Komuna e Mitrovicë hap thirrje publike për financim të sportit, 170 mijë euro mbështetje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se komuna ka marrë vendim për të shpallur thirrjen publike për financim të organizatave joqeveritare në sektorin e sportit për vitin 2026, me një mbështetje në vlerë prej 170 mijë euro.

Në një postim në Facebook, Peci ka bërë të ditur se fondi do të destinohet për klubet kolektive, sportet individuale dhe shoqatat sportive.

“170.000 euro mbështetje për klubet kolektive, sportet individuale dhe shoqatat sportive”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se vendimi është marrë për shpalljen e thirrjes publike për financim të OJQ-ve në sport.

“Kemi marrë vendim për të shpallur thirrjen publike për financim të OJQ-ve në sektorin e sportit për vitin 2026”, ka shkruar ai.

Kryetari i Mitrovicës ka shtuar se mbështetja për sportistët dhe klubet do të vazhdojë edhe përmes mjeteve tjera buxhetore dhe vendimeve të veçanta të asamblesë komunale.

“Do të vazhdojmë me mbështetje për sportistët dhe klubet tona, me mjete tjera buxhetore dhe me vendime tjera të veçanta të asamblesë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.